Loading...

INUK kallëzon penalisht kreun e PD-së e të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha

Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar kallёzoi sot penalisht kryetarin e Bashkisё sё Tiranёs, Lulzim Basha, kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndёrtimor Urbanistik tё Bashkisё Tiranё, Florenc Hoxha, si dhe anёtarёt e Kёshillit Teknik tё Bashkisё Tiranё, pёr veprёn penale “Shpёrdorim tё detyrёs” i kryer nё bashkёpunim.

Kryeinspektorja e INUK, Dallëndyshe Bici, në një deklaratë të dhënë për mediat u shpreh se, “njёkohёsisht Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar, kallёzon penalisht subjektin ndërtues “GERARD-A” sh.p.k si dhe investitorin, shtetasin Fatjon Mahmudaj, pёr veprёn penale “Ndёrtim i paligjshёm”.

“Bëhet fjalë për një objekt shumëkatësh multifunksional, që po ndërtohet mes dy objekteve publikë në rrugën e Elbasanit; shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, tha Bici.

Sipas saj, “leja e dhënë për këtë objekt nga kryetari i Bashkisë së Tiranës është miratuar në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe në mungesë të një plani të detajuar vendor (PDV) për zonën ku kryehet ndërtimi”.

“Sipas parashikimeve ligjore, çdo fazë e miratimit të një leje ndërtimi, duhet të publikohet në rregjistrin e planifikimit të territorit, gjë që nuk është bërë. Në çastin e miratimit të lejes, subjekti ndërtues ishte i mangët në dokumentacionin tekniko-ligjor”, shpjegoi Bici.


Përveç këtyre, vijoi Bici, “leja për ndërtimin e objektin nuk respekton asnjë nga kushtet zhvillimore. Mund të përmend disa detaje: Ky objekt, është kaq afër shkollës sa që për rrethim po përdor faqen e saj. Nga ana tjetër nuk ka parashikuar asnjë metër largësi nga rruga, (edhe në leje është shkruar kufiri nga rruga 0.00 m). Ndërkohë që dy godinat publike janë vetëm tre kate lartësi, për objektin në fjalë lartësia maksimale është parashikuar 9 kate”.

“Të gjitha këto shkelje, duhet të ishin konstatuar nga inspektoriati Urbanistik i Bashkisë së Tiranës, në çastin kur subjekti ka bërë njoftimin për fillimin e punimeve. Gjë të cilën nuk e ka bërë”, theksoi kryeinspektorja e INUK.

Ndërkohë, theksoi Bici, “investitori dhe subjekti ndërtues nuk duhet të fillonin punimet, bazuar në një leje të dhënë në kundërshtim me ligjin”.

Këto, tha Bici, “janë arsyet e kallëzimit penal bërë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në adresë të këtyre shtetasve. Për funksionarët publikë, INUK kërkon edhe pezullimin e tyre nga ushtrimi i detyrës”./ATSH/
INUK kallëzon penalisht kreun e PD-së e të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha INUK kallëzon penalisht kreun e PD-së e të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha Reviewed by Marion Mardodaj on 1/24/2015 08:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.