Loading...

Banka Botërore 163 milion $ për Qeverinë për vitin 2015

Banka Botërore do të angazhojë 163 milionë dollarë financime për qeverinë shqiptare.

Sipas një shkrimi të publikuar në revistën “Monitor”, shuma përfshin hua nga IBRD dhe IDA dhe janë të dedikuara kryesisht për sektorët e infrastrukturës.

Kjo është shuma që Banka ka vënë në dispozicion, por kjo do të mund të tërhiqet e gjitha vetëm nëse pala shqiptare arrin të sjellë në nivelet e kërkuara projektet e rëna dakord më parë më BB.


Vlera me e lartë e fondeve të vëna në dispozicion nga Banka Botërore i takon 2014, ku për shkak të problematikës të madhe që krijoi në ekonominë e vendit sektori i energjisë elektrike Banka autorizoi financime 316 milionë dollarë. Kjo shumë erdhi edhe si mbështetje direkte për disa reforma të mëdha që qeveria mori në, pensione, shërbimin social dhe një strategji për menaxhimin e financave publike deri në vitin 2020.

Para vitit 2014 financimet kanë qenë në vlera më modeste. Në vitin 2013, angazhimet ishin 45 milionë dollarë.
Shuma e financimeve të Bankës Botërore po shkon rreth 2 miliardë dollarë që nga viti 1992 me mbi 80 projekte, të cilat preken pothuajse të gjitha fushat e jetës ekonomike dhe sociale në vend.
Banka Botërore 163 milion $ për Qeverinë për vitin 2015 Banka Botërore 163 milion $ për Qeverinë për vitin 2015 Reviewed by Marion Mardodaj on 1/31/2015 07:43:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.