Loading...

Angela Merkel e gatshme të lejojë Greqinë të dalë nga zona euro

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e gatshme të lejojë Greqinë të dalë nga zona euro, në rast se e majta radikale do të vinte në rrezik politikën shtrënguese buxhetore në këtë vend, konfirmoi dje edicioni në internet i të përjavshmes ”Spiegel”.

“Qeveria gjermane e gjykon pothuajse të pashmangshme një dalje të Greqisë nga zona euro, nëse kreu i opozitës, Alexis Tsipras (e majta radikale Syriza) drejton qeverinë pas zgjedhjeve legjislative, braktis linjën shtrënguese buxhetore dhe nuk rimburson më borxhet e vendit‘‘, konfirmoi në faqen e saj në internet e përjavshmja duke u mbështetur në burime të afërta me qeverinë gjermane.

”Angela Merkel dhe ministri i Financave, Wolfgang Schauble kanë ndryshuar mendim dhe tashmë e gjykojnë të pranueshme një dalje të vendit nga monedha e përbashkët për shkak të progreseve të përmbushura nga zona euro që prej samitit të krizës në vitin 2012”, vijon e përjavshmja ”Spiegel”, gjithmonë në bazë të këtyre burimeve.
Angela Merkel e gatshme të lejojë Greqinë të dalë nga zona euro Angela Merkel e gatshme të lejojë Greqinë të dalë nga zona euro Reviewed by Marion Mardodaj on 1/04/2015 01:27:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.