9 fakte interesante që nuk dinit rreth ëndërrave


Në fakt, ka shumë gjëra që nuk dimë rreth gjumit dhe ëndërrave. Dimë që ndodhin disa ndryshime në mendjen tonë, por nuk mund t’i shpjegojmë dot. Madje edhe ekspertët kanë teoritë e tyre të ndryshme.
E fjetura, është menduar gjatë si një proces që nxjerr në pah dhe rezervon ngjarjet e ditës, dhe gjithnjë e më shumë studime po e mbështesin këtë pikëpamje. Imagjinojeni trurin si një zorrë njerëzore të dytë, thotë Ph. Dr. Rubin Naiman, psikolog klinik i specializuar në të fjeturën ndërvepruese dhe ëndërrat, në universitetin e Arizonës, SHBA. “Gjatë natës, truri thith, bluan dhe analizon informacione, dhe taman si një zorrë, i eliminon ato”, thotë Naiman. “Kur truri fillon e bëhet pjesë e qenies tuaj - thotë ai -, të ëndërruarit, është si sistemi tretës i trurit.”
Por, në fakt ka shumë gjëra për ëndërrat që mendojmë se i dimë. Më poshtë po paraqesin disa fakte pak të njohura dhe mite rreth ëndërrave.
1. Ëndërrojmë gjatë gjithë natës
o-185420835-570.jpg
Mbase mund të keni dëgjuar se ëndërrat ndodhin gjatë lëvizjes së shpejtë të syve (gjumi RIM. Por ne ëndërrojnë në mënyrë konstante, thotë Naiman. Thjeshtë vetëm sepse nuk i “shihni” ëndërrat, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë atje. Ndërsa procesi avancon, periudhat e gjumit RIM zgjaten, kështu që pjesa më e madhe e ëndërrave ndodhin gjatë pjesës së tretë të natës.
2. Insektet dhe peshqit nuk bëjnë gjumë RIM
Megjithëse disa ëndërra nuk ndodhin në gjumin RIM, duke identifikuar lëvizjet e shpejta të syve të disa specieve, mund të përcaktohet nëse ato po ëndërrojnë, sipas studiuesve të universitetit të California-s. Të gjithë gjitarët, zvarranikët dhe zogjt bëjnë gjumë RIM, dhe prandaj ëndërrojnë, sipas Popular Science.
3. Ka më pak të ngjarë të mbani mend një ëndërr ku zgjoheni nga alarmi
o-185220938-570.jpg
Travma e alarmit të ziles mund të bëjë që t’i harroni ëndërrat. Mënyra më e mirë për t’i mbajtur mend ëndërrat, thotë Naiman, të bëni të mundur që të zgjoheni me ngadalë, për rreth disa minuta. “Nëse e gjurmoni një ëndërr, ajo do të largohet”, thotë ai.
4. Njerëzit që i mbajnë mend ëndërrat shfaqin reagime të ndryshme të aktivitetit të trurit
Një studim i vitit 2014 zbuloi një aktivitet të veçantë (temporo-parental junction) në trurin e atryre njerëzve që i mbanin mend ëndërrat, në krahasim me ata që nuk i mbanin mend. Ndryshimi ndodhte gjatë gjumit, ku ata që i manin mend, zgjoheshin më shpesh natën, duke bërë që truri i tyre të jetë më aktiv dhe t’i memorizojë ëndërrat.
5. Trupi juaj reagon ndaj ëndërrave si në jetën e vërtetë
o-185129230-570.jpg
“Eksperienca që përftojnë në ëndërr është ekzaktësisht e njëjta si në jetën e vërtetë”, thotë Naimar. Presioni i gjakut apo rrahjet e zemrës mund të përshpejtohen, tamam si në jetën e vërtetë.
6. Ëndërrojmë në fraksione sekondash
Pavarësisht miteve që thonë se ëndërrojmë në fraksione sekondash, në realitet ëndërrat mund të zgjasin 20, 30, madje edhe 60 minuta, thotë Naiman.
7. Ankthet ne ëndërr nuk lidhen gjithmonë me frikën
o-NIGHTMARES-FEAR-570.jpg
Ëndërrat e këqija janë të frikshme, por në fakt këtu hyjnë emocione të tjera në lojë. Në një studim të 2014, studiuesit analizuan ëndërrat e 331 njerëzve, dhe gjetën se ëndërrat e këqija dhe të anktshme lidheshin me ndjenjat e dështimit, konfuzionit, sëmundjes dhe fajit. Studiuesit gjetën gjithashtu se meshkujt kanë më shumë të ngjarë të jenë të fokusuar tek ëndërrat që lidhen me dhunën dhe agresionin, ndërsa ëndërrat e këqija të femrave lidhen me marrëdhënjet dhe konfliktin.
8. Mund të vdisni në ëndërrat tuaja, dhe të jetoni për të treguar përrallën
o-470627317-570.jpg
Shumë njerëz i besojnë mitit se, kur vdisni në ëndërr, do të thotë...se jeni të vdekur, por Naiman thotë se kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, ai inkurajon eksplorimin, duke thënë: “Nëse keni pasur ndonjëherë mundësi të vdisni në një ëndërr, mendoj se duhet të vazhdoni”, thotë ai. “Shumë njerëzi e raportojnë vdekjen në ëndërr si jo kontradiktore. Disa të tjerë mund të thonë se kjo ndodh për shkak se koshienca është e pavdekshme, e pavarur nga trupi, por sidoqoftë, është në fakt një eksperiencë interesante” thotë më tej Naiman.
Previous Post Next Post