Loading...

25 sjelljet që femrat dëshirojnë nga meshkujt

 Nuk ka rëndësi nëse jeni tepi i turpshëm apo djalë i shkathët që mbledh rreth vetes shumë femra, këshillat e mëposhtme do të bëjnë që gjinia tjetër t’ju shikojë ndryshe.

1. Silluni si të rritur. Merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe filloni të mendoni seriozisht për një lidhje. Të sillesh si i rritur, praktikisht nënkupton të mos bëni gjërat që bëjnë 13-vjeçarët, që nga vonimi i përgjigjeve deri tek egoizmi i tepruar.

2. Merrni një vendim. Nëse jeni i pavendosur dhe ju pëlqen t’i doni të gjitha nga pak, kjo nuk është ajo që femrat duan. Vendosmëria është siguri dhe femrave u pëlqen siguria.

3. Mendojini gjërat mirë dhe kini një plan. Ta lësh veten ta marrë era dhe ta çojë në vende të pamenduara, duket si diçka aventuriere, por femrat nuk po kërkojnë këtë. Bëni plane të mirëndërtuara, nëse po kërkoni të lini përshtypje te një femër vërtet.

4. Krijoni një opinion rreth gjërave. Njerëzit që kanë mendimin e tyre mbi tema të caktuara, zakonisht janë më të formuar për nga ana intelektuale. Për më tepër, kushtojuni rëndësi mendimeve të të tjerëve.

5. Jini transparent. Mënyra më e mirë për të bërë për vete një femër, duke e bindur që jeni një burrë dhe jo një djalosh, është të jeni të hapur në marrëdhënien me të dhe me të tjerët.

6. Mbështetni karrierën e saj sikur të jetë e juaja. Karriera është një pjesë e rëndësishme e jetës së kujtdo që po kërkon pavarësi. Jini krenar për karrierën e femrës suaj dhe kështu do të bashkoheni me gjërat e saj të rëndësishme.

7. Gjatë aktit seksual përqendrohuni më tepër te ndjenja sesa thjesht të rikrijoni videon e fundit porno që keni parë. Bëjini gjërat me ndjenjë dhe ngadalë.

8. Blijini lule. Nëse doni të tregoheni një zotëri i vërtetë në sytë e një femre që e pëlqeni shumë, atëherë blijini lule, por jo vetëm në ditët kur ka ditëlindjen, kur keni përvjetorin apo kur i keni prishur marrëdhëniet. Provoni t’i shkruani një letër.

9. Ruani kontaktin me sy. Kjo do ta bëjë të ndihet sikur të ketë pirë plot dy gota verë, pasi kontakti me sy ka shumë rëndësi në dhënien e vëmendjes.

10. Ftojeni për të dalë. Pyeteni nëse ka ndonjë vend ku do të donte të shkonte apo çfarë planesh ka bërë për atë natë. Nëse është e lirë, përfitoni nga ky rast për t’i dhuruar një mbrëmje fantastike.

11. Kur e pyesni si i shkoi dita, dëgjojini me vëmendje gjërat që do t’ju thotë, mos u bëni tipi që thjesht pyet dhe nuk i kushton rëndësi përgjigjes.

12. Mos i kujtoni çfarë mendojnë të tjerët për të. Është një sjellje e keqe, jeni me të për të krijuar mendimin tuaj apo për të gjykuar çfarë mendojnë të tjerët?

13. Ftojeni në kërcim. Vajzat e dashurojnë kërcimin, është romantik dhe të sjell në gjendje të mirë shpirtërore. Nëse doni të fitoni ca pikë shtesë, ftojeni në kërcim kur jeni vetëm në shtëpi.

14. Përballojini problemet tuaja me kokën lart. Mos u dorëzoni ndaj problemeve të përditshme, duke përcjellë ndjesi negative te personat që ju rrethojnë, jini të guximshëm.

15. Ruani qetësinë edhe kur doni të bërtisni. Bëhuni një zotëri i vërtetë dhe përmbahuni përpara seksit tjetër, femrave u pëlqen kjo.

16. Trajtojeni siç do të donit t’ua trajtonte dikush vajzën. Do t’ju pëlqente që dikush të interesohej vetëm për trupin e vajzës suaj? Jo? Atëherë përpiquni të jini sa më korrekt me sjelljet ndaj femrave.

17. Mos e bëni xheloze kot. Ju pëlqen që dikush të shqetësohet për shoqet tuaja të ngushta, të merakoset nëse mbrëmja jashtë me shokët i ngjan një feste beqarie? Epo femrat nuk duan të jenë kujdestaret tuaja, ato kanë nevojë për siguri.

18. Besojini. Nëse doni të jeni një zotëri i vërtetë në sjelljet me femrat, atëherë jepuni atyre besimin tuaj. Mos jini dyshues për gjëra të pakuptimta dhe mos i nënvlerësoni.

19. Ndërpriteni marrëdhënien me qartësi, respekt dhe dinjitet. Askujt nuk i pëlqen të luajë lojën “kam nevojë për kohë”. Nëse e shihni se ajo lidhje nuk mund të ecë, thjesht tregohuni burrë dhe jepni argumente.

20. Mbani fjalën që jepni. Nëse i keni thënë se do ta telefononi në një orë të caktuar, telefonojeni, nëse i keni thënë që do të takoheni në ndonjë vend, jini atje dhe nëse i keni premtuar diçka, bëjeni.

21. Zgjidhni kohën dhe mënyrën se si të kërkoni falje. Mos u ndieni keq për faktin se ajo po ndihet e prekur apo e lënduar, por ndihuni keq se ishit ju që e çuat në atë gjendje.

22. Përdorini fjalët me mençuri. Mos komunikoni shumë, por flisni me vend. Sqarojini keqkuptimet dhe përdorini fjalët që shprehin ndjenja vetëm kur i ndieni vërtet.

23. Nëse një vajzë emocionohet, mos u përpiqni t’ia largoni mendjen duke i thënë se e ka nga të përmuajshmet; t’i premtoni se do t’i rregulloni gjërat; t’i thoni se nuk duhet të ndihet në atë mënyrë apo t’i kundërviheni duke e bërë të ndihet më keq.

24. Jepini respekt. Edhe kur jeni të nevrikosur, edhe nëse po i jepni fund lidhjes, edhe nëse jeni ndarë dhe nëse shumë gjëra po ju ushtrojnë presion, mos e humbisni kurrë respektin për një femër.

25. Dalloni opinionin nga fakti. Nëse e doni, luftoni për të, jo me të. Lërini mënjanë mendimet e mbrapshta që mund të jenë duke ju torturuar dhe shikoni faktet.
25 sjelljet që femrat dëshirojnë nga meshkujt 25 sjelljet që femrat dëshirojnë nga meshkujt Reviewed by Marion Mardodaj on 1/03/2015 02:03:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.