10 Shenja PARALAJMËRUESE që Universi na Dërgon


Shumë njerëz besojnë që gjërat që u ndodhin, "thjesht ndodhin". Por nëse lidhemi më shumë me intuitën tonë, do të thotë që çdo gjë që na ndodh, ndodh për shkak të vetë qenies tonë. Ne mund të mos jemi totalisht të ndërgjegjshëm për atë çfarë bëjmë gjatë gjithë kohës, por fatmirësisht universi na dërgon sinjale dhe na bën me dije rrugën e duhur që duhet ndjekur, dhe më e rëndësishmja, na tregon se kur jemi në rrugën e gabuar.

Në përgjithësi, sinjalet paralajmëruese të universit ndodhin në formën e ngjarjeve dhe rrethanave të padëshirueshme. Këto shenja janë tregues që theksojnë se energjia jonë është drejtuar apo mbërthyer në një frekuencë të ulët vibratore. Mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona janë fokusuar në negativitet, dhe kjo krijon rrethana të padëshirueshme.

Në të kundërt, kur mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona lëvizin në një frekuencë të lartë vibratore, befasisht jeta shkon për mrekulli. Do kemi fat të mbarë përgjatë gjithë ditës. Kjo është arsyeja kryesore për të rritur vibracionin duke zgjedhur kështu me ndërgjegje mendimet pozitive.

Megjithëse ne kemi aftësinë për të rrezatuar në frekuenca të larta vibratore, kjo është diçka shumë sfiduese pasi kërkon qëndrim të lartësuar përgjatë gjithë kohës. Kjo ndodh për shkak se shpirtërat tanë janë të mbërthyer këtu në Tokë në një dimension fizi, që është shumë herë më i dentur dhe i avashtë se sa dimensioni i Lartë, dimensionet e papeshë. Planeti Tokë dhe trupat tanë janë të përbërë me energji shumë herë më të ulët vibratore, se shpirtërat tanë.

Si rrjedhojë, ne tokësorët do përballemi vazhdimisht me rrethana të padëshirueshme, kjo është diçka normale. Sapo ne i pikasim këto shenja paralajmëruese (pa lejuar egon që t'i udhëheqë!), mund të kthehemi sërish shumë shpejt në rrugën e duhur.

Ndërsa veprojmë e lëvizim përgjatë ditës, është e rëndësishme të jemi të vëmendshëm për shenjat paralajmëruese të universit. Ja 10 shembuj të shenjave paralajmëruese që universi mund të na dërgojë:

1. Kur pengohemi apo godasim diçka në rrugë në mënyrë të pavullnetshme
2. Kur jemi të mbërthyer në trafik
3. Kur marrim shikime të pahijshme apo false nga të tjerët
4. Kur lëndohemi
5. Shpenzimet e papritura
6. Kur ndjejmë shqetësime në zorrë
7. Argumentet me njerëzit që duam
8. Kur sëmuremi
9. Dhimbja e kokës
10. Humbja apo flakja e pozicioneve

Çdonjëra nga këto shenja është sinjal që na tregon se duhet të qendërzohemi në veten tonë dhe të rregullojmë frekuencën. Kur hasim në një nga këto shenja, duhet të ndalojmë menjëherë! Mos vazhdoni të merreni, mos u hutoni pas mendimeve që, është një pengesë që nuk po ju lë të shkoni aty ku doni.

Në vend që të hutoheni pas kotësirave, merrni frymë thellë, apo meditoni për vetëm një minut nëse ju krijohet mundësia. Nëse i kapim shpejt këto shenja paralajmëruese, qendërimi në vetëvete do ta ndalojë menjëherë çastin negativ.

Mos u pushtoni nga shenjat paralajmëruese. Duke folur, menduar apo i përsëritur ato, mendja jonë do të drejtohet dëshpërimisht drejt frekuencave të ulëta vibratore. Merreni ashtu siç është, një shenjë paralajmëruese, dhe largohuni prej saj. Bëni kujdes për frekuencën tuaj vibratore; kushtojini vëmendje vetëm atyre mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve që rezonojnë natyrshëm me frekuencën natyrale të shpirtit tuaj./spiritscience/
Previous Post Next Post