(VIDEO) Japonezët krijojnë robotët-njerëz, flasin dhe lëvizin si ne



Shkencëtari japonez, Dr. Jiroshi Ishiguro ka krijuar së fundi robotë-njerëz, që kanë një ngjashmëri të pabesueshme me njerëzit. Në fakt, këta robotë ngjajnë tamam si të ishin njerëz. Synimi i Hiroshit ishte që robotët e krijuar prej tij të mos kenë dallim nga njerëzit e zakonshëm.

Futja e këtyre robotëve në shoqërinë tonë mund të krijojë disa probleme, pretendon një nga prezantuesit e këtyre robotëve-njerëz, duke theksuar se këto janë e ardhmja e komunikimit.

Gradualisht do fillojmë të shohim këta robotë të bëjnë punë rutinë? Po për punët në fabrika? Krijimi i një njeriu-robot me aftësi të plota vepruese mund të krijojë probleme serioze në ekonomi.

Ka shumë punë për të bërë me qëllim që të imitojnë plotësisht një njeri të vërtretë. Në fakt, këta robotë nuk mund të kontrollojnë vetëveten, por kontrollohen nga dikush që flet dhe lëviz duart e tyre përmes programeve të ndryshme.

Po sikur këta robotë në një të ardhme të afërt të jenë të aftë të veprojnë tamam si njerëz? Po sikur dikush të implementojë inteligjencën njerëzore tek to, dhe t'i programojë të sillen si ne.

IBM është e njohur për të krijuar superkompjutera që i quajnë "Watson", që është një teknologji konjitive dhe mund të bëjë ekzaktësisht çfarë bëjnë njerëzit. Përdor programimin kompjuterik dhe një kombinim të tre aftësive: Përpunimin e gjuhës natyrore, gjenerimin e hipotezave dhe të mësuarit dinamik.
Previous Post Next Post