Shpirtërat e ngjashëm mund t'ua shpëtojnë jetën, edhe nëse s'i takoni asnjëherë

Vajzë shtrirë në shkretërtirë

 Nëse do ekzistonte një Kushtetutë për vetëvlerësimin, amendamenti i parë i saj do të ishte: E urrej veten time.

Amendamenti i dytë do të ishte: Mua më urrejnë të gjithë.

Logjikisht, amendamenti i dytë në këtë rast prek edhe njerëzit më introvertë: Jo për shkak se amendamendi i dytë i vetëvlerësimit të ulët shkakton intraversion, por se ata që janë të pafatë të ngurrojnë vetë, shpesh bien në kurthin e të menduarit për veten se janë ngurrues - besojnë aq thellë, saqë e kthejnë jetët e tyre në qëllim për të kënaqur të tjerët.

Por e vërteta është kështu: Çdo njeri mbi tokë, - madje edhe vrasësi më mizor - pëlqehet nga dikush, nuk pëlqehet nga dikush tjetër dhe nuk njihet nga një tjetër. Duke mos dashur vetveten, nuk do të thotë që nuk i pëlqejmë çdokujt.

Njerëzit me vetëvlerësim të ulët priren që ta zmadhojnë mitin se gjithkush që na urren, do fokusohet në interpretimet më të këqija tona gjatë një takimi. Por ne kemi fuqinë ta zvogëlojmë këtë mit, madje edhe ta eleminojmë.

Një mënyrë për ta bërë një gjë të tillë është duke kërkuar dhe gjetur shpirtëra të ngjashëm. Nuk është e thjeshtë.

Sapo të gjejmë shpirtërat e ngjashëm, nuk është e nevojshme t'i dashurojmë. Madje nuk është nevoja as edhe t'i takojmë. Thjeshtë duhet të dimë që ata ekzistojnë; të dimë që këto qenie ndajnë me ne pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre, dhe reagojnë si ne ndaj faktorëve të jashtëm, me të njëjtën kënaqësi apo trishtim, ashtu si edhe ne; kjo do të thotë më shumë se 1000 "jeni të bukur e të këndshëm," që disa njerëz mund t'ju thonë./Spiritualityhealth/
Previous Post Next Post