Letra e Ajnshtajnit dërguar Curie që e inkurajoi të fitonte sërish "Nobelin": "Mos i lexo gjepurat"

Letra e Ajnshtajnit dërguar Curie që e inkurajoi të fitonte sërish "Nobelin": "Mos i lexo gjepurat"
Albert Ajnshtajn nuk njihet vetëm për mendjen e ndritur, por edhe për zemrën e madhe të tij.

Në vitin 1911, ai i shkrojti një letër koleges së tij në "Nobel", Laureate Marie Curie, ku e inkurajon të injorojë të gjithë kriticizmin e pabazë me të cilin ajo po përballej.

Në atë kohë, Curie ishte nën një sulm të furishëm që lidhej me marrëdhënjen e saj me një shkencëtarë të quajtur Paul Langevin, thuhej që ky i fundit ishte bërë si një i huaj për gruan e tij, dhe se Curie e kishte venitur shkëlqimin e burrit të saj të fundit, Pierre Curie. Madje, megjithëse ajo fitoi çmimin "Nobel" për punën e saj revolucionare mbi radioaktivitetin, në Janar të vitit 1911, iu mohua një vend në Akademinë Franceze të Shkencave - ka të ngjarë t'ja kenë mohuar për shkak se ishte një grua dhe ateiste (të tjerë gumëzhinin se ishte çifute - një çështje serioze në një Francë antisemite të asaj kohe.

Si kundërpërgjigje të këtyre zhurmave, Ajnshtajni e vlerësoi lart punën e Curie dhe i ofroi asaj disa këshilla, të cilat mund t'i shërbejnë kujtdo në një situatë të ngjashme: "Mos i lexo ato gjepura". Ajnshtajni ishte shumë më përpara në atë kohë. Zemra dhe respekti i merituar që i dha nobelistes ishte shumë inkurajues për të; Ajnshtanji e konsideronte Curie-n si të barabartë.

Për më tepër, por paraqesim letrën e Ajnshtajnit që i dërgon Curier, përkthyer nga astrobiologu David Grinspoon, i cili e zbuloi dhe e publikoi këtë javë tek Einstein Papers:

                                                                                                              Pragë, 23 Nëntor, 1911

Shumë e nderuar Zj. Curie,

Mos qeshni me mua sepse po ju shkruaj, pa pasur diçka sensitive për të thënë. Por jam kaq shumë i irrituar me mënyrën se si publiku guxon e shqetësohet për ju, saqë duhet me patjetër ta shfryj këtë ndjenjë. Gjithsesi, jam i bindur që ju e përbuzni këtë turmë, edhe kur ju respekton me servilizëm, edhe kur tenton të ngopë epshet e saj me sentimentalizma. Jam i detyruar t'ju them se sa shumë e admiroj intelektin, përpjekjet dhe ndershmërinë tuaj, dhe se e konsideroj vetem shumë me fat që u njoha personalisht me ju në Bruksel. Çdokush nga këta zvarranikë që nuk llogaritet është padyshim i lumtur tani, si më parë, që në gjirin tonë kemi të tillë personazhe si ju, dhe Langevin, njerëz të vërtetë me të cilët çdokush do të ndihej i privilegjuar të komunikonte. Nëse turma vazhdon të merret me ju, atëherë, thjeshtë mos i lexoni ato gjepura, por lërini t'i lexojnë ata zvarranikë për të cilët janë fabrikuar.
 Me respektin më miqësorë për ju, Langevin-in dhe Perrin. I juaji shumë çiltërsisht,

                                                                                                                     A. Ajnshtajn

Sigurisht që Ajnshtanji di çfarë thotë - jo vetëm në fushën e fizikës. Curie e rifitoi besimin; më pas ajo fitoi çmimin e dytë Nobel, në fund të vitit 1911, pavarësisht thashethemeve të shumta që e trazuan atë./Oculus News
Previous Post Next Post