Loading...

Duke deshifruar Kreativitetit - Gjithçka në Gjene?

Duke deshifruar Kreativitetit - Gjithçka në Gjene?
Çfarë kanë të përbashkët Bethoveni me atë violinistin që luan për disa qindarka në pedonalen në qendër të Tiranës? Çfarë të përbashkët kanë Vinsent Van Gogu dhe ai artisti që bën mbishkrime dhe vizatime me sprajt mbi muret e lagjes? Kreativitetin? Po, por ngjashmërit shkojnë edhe më thellë. Sipas shkencëtarëve dhe psikologëve, këta artistë kanë një sërë, ose disa gjene të ngjashme kreative.

Njerëzit kreativ janë të ndryshëm nga njerëzit jo kreativ. Ndryshimi nuk është vetëm për shkak të prezencës apo mungesës së disa gjeneve të caktuara, por edhe në karakteristikat strukturore të trurit të tyre.

Shkencëtarët, për dekada të tëra kanë menduar që gjenet luajnë një rol të madh në zhvillimin e aftësive kreative tek individët. Ky përshkrim sugjerohet nga një studim bazuar në 300 000 njerëz me sëmundje mendore, bërë nga shkencëtarët e Institutit Kalolinsa në Suedi. Sipas rezultateve të këtij studimi, njerëzit që vuajnë rëndë nga sëmundje neuropsikiatrike, si çregullimi bipolarë dhe skicofrenia, priren të shfaqin kreativitet më të shumtë krahasuar me njerëzit e shëndoshë mendërisht. Një përqindje e konsiderueshme e njerëzve që u morën në studim, ishin të angazhuar në profesione kreative dhe artistike. Studimi zbuloi që edhe kushërinjtë e tyre të shëndoshë mendërisht, ishin më të prirur që të angazhohen në profesione që lidhen me kreativitetin. Kështu që studimi sugjeron që, megjithëse sëmundjet mendore mund të mos jenë të trashëgueshme, gjenet kreative mund të trashëgohen.

Këto gjetje ushqejnë debatin "Natyra VS Edukimit", por shkencëtarët nuk e lidhin rolin e edukimit në zhvillimin e kreativitetit tek individët. Ata, thjeshtë pretendojnë që disa njerëz kanë lindur më kreativ se të tjerët.

Ky studim nuk përmend shkaqet e bashkëjetesës së psikopatologjisë dhe kreativitetit. Por studimi sugjeron një lidhje mes kreativitetit dhe gjeneve, një ide që prodhon ushqim mendimi për shkencëtarët e tjerë.

Së fundi, u krijua një studim mbi 172 individë të disa brezave në 5 familje dhe u provua që kishin prirje për muzikë dhe kreativitet. Subjektet për studim u zgjodhën pasi u testuan për aftësitë e tyre për të kompozuar, improvizuar dhe bërë muzikë. Ky studim sugjeron një lidhje disa gjeneve dhe aftësive muzikore dhe kreative. Studimi zbuloi që, individët aftësi muzikore kishin variacione gjenomike ose një numër të caktuar çiftesh variacionesh (CNWs).

Aksidentalisht, CNVs u lidh me performancën konjitive tek personat që vuajnë nga çrregullimet neuropsikiatrike. Gjetjet e një studimi tjetër tregojnë rolin e CNVs në rritjen e rrezikut të individit për të zhvilluar çrregullime bipolare ose skicofreni.


Të tjera studime tregojnë lidhje pozitive mes strukturës së trurit dhe gjeneve kreative.

Por shkencëtarët dhe psikologët nuk janë befasuar aspak nga këto gjetje, dhe e kanë një shpjegim.

Individët kreativ karakterizohen nga aftësia e tyre për të menduar jashtë kontekstit. Thelbësisht, është një mënyrë divergjente e të menduarit që u mundëson atyre të eksplorojnë zgjedhje të ndryshme dhe të bëjnë lidhjet dhe vlerësimet, dhe duke ardhur më në fund me idenë kreative.

Truri i individëve kreativ priret të shfaqë rritje të lëndës ngjyrë gri, kryesisht në posterior cingulate cortex, një pjesë e trurit që lidhet me dituritë. Lënda gri lidhet me rritjen e inteligjencës.

Studimi gjeti gjithashtu që individët kreativ kishin nivel të lartë serotonine në trurin e tyre, për shkak të një veçorie gjenetike. Serotonina është një neurotransmetues që rrit lidhjet mes qelizave.

Rritja e lidhjeve mes qelizave çon në shqyrtimin më të kujdesshëm të informacionit. Kjo do të thotë që këta individë mund të përpunojnë informacionin me kujdes bazuar në kujtime dhe emocione. Rritja e lidhjeve mes pjesëve të ndryshme të trurit, zhvillon aftësitë për të sajuar, zbuluar modelet dhe kuptuar simbolet. Fleksibiliteti i komunikimit të pjesëve të ndryshme të trurit, që kontrollojnë inteligjenca të ndryshme, - mendimet apo emocionet - përcakton fleksibilitetin mendorë, rrjedhshmërinë, dhe origjinalitetin e personit.

Pra, aftësitë kreative nuk janë thjeshtë të menduarit divergjent. Ka të bëjë me të qenit të aftë për të formuar lidhje të reja dhe për ti bashkuar shpejtë ato me njëra-tjetrën, për të ardhur me këndvështrime unike./brainblogger/
Duke deshifruar Kreativitetit - Gjithçka në Gjene? Duke deshifruar Kreativitetit - Gjithçka në Gjene? Reviewed by Marion Mardodaj on 12/14/2014 06:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.