Loading...

8 vrasje të pazgjidhura me lidhje të çuditshme me Okultizmin

Në vitet 1980, amerikanët filluan të kenë frikë nga kultet dhe satanistët, frikë kjo që është gjerësisht e pashpjegueshme edhe sot e kësaj dite. 

Në pamje të parë, duket se kjo frikë ka ardhur nga shout televiziv dhe mediatik, të cilat shfrytëzonin pasigurinë e audiencës. Sidoqoftë, ndodhitë që po paraqesim në vijim kanë disa lidhje të çuditshme me misticizmin. Mos vallë ishin grupet okulte, përgjegjëse për këto vdekje? Apo mos vallë, ishte thjeshtë një panik i fryrë?

1. Rashael Runyan

8 vrasje të pazgjidhura me lidhje të çuditshme me Okultizmin

Rrëmbimi dhe vrasja e Rashael, është një ndër arsyet që prindërit amerikan u thonë fëmijëve që të mos pranojnë ëmbëlsira nga të huajt. Në 26 Gusht të vitit 1982, Rachael Runyan po luante me vëllain e saj 10 vjeçar në një park pranë një shkolle në Sunset, Utah. Një njeri me ngjyrë dhe mustaqe, po vërdallisej për rreth 15 minuta rreth parkut, i cili u fliste fëmijëve të tjerë, derisa iu afrua Rashaelit. Ai i ofron Rashaelit karamele dhe çamçakëz, ajo afrohet pranë makinës.Trupi i saj u gjet rreth lakuriq rreth 24 ditë më vonë në një përrua.

Ishte një tragjedi, policia ishte në kurth për shkak të mungesës së fakteve. Policia e përjashtoi që në fillim të hetimit që vrasja e vogëlushes mund të kishte natyrë okulte, por më vonë e konsideruan si një vrasje të padeshifrueshme. Dy herë që babai i Rachael vizitoi varrin, në të dy herët gjeti një trëndafil të zi të pashpjegueshëm. 2.5 vjet pas vrasjes, ai gjeti këtë mesazh të gdhendur mbi govatën e një lavanderie me vetëshërbim që punonte 24/24: "Jam akoma në liri...E vrava vogëlushen Runyan! Mos harro të ruhesh!!!! Më poshtë ishte një kryq mbrapsht që kishte tre gjashta, dy gjashta në krah dhe një në kokë të kryqit. Psikologët e angazhuar me këtë çështje deklaruan që ka shumë të ngjarë që këtë ta ketë shkruar vrasësi i vërtetë.

Gjatë viteve ka pasur shumë të dyshuar, por deri tani asnjë s'është dënuar.

2. Leroy Carter Jr.
gjeli me kokë të prerë

Leroy Carter Jr. ishte duke fjetur mbi bar në parkun Golden Gate, kur u sulmua dhe iu pre koka. Trupi i tij u gjet në 8 shkurt të vitit 1981, dhe kishte rreth 24 orë që kishte vdekur. Në vendngjarje u gjet një gjel me kokë të prerë, ku me disa pjesë të gjelit ishte mbushur trupi i Leroy, por koka i mungonte.

Policia e San Franciscos çoi në vendngjarje një oficere që ishte i specializur në okultizëm. Sipas saj, kjo vrasje ka të ngjarë të ketë qenë pjesë e një rituali të errët që përfshin Palo Mayombe, një degë e magjisë së zezë së Santerias, një religjion afrikanokaraib. Rituali përgatiti çaj nga truri i viktimave, ndoshta edhe nga veshët dhe hunda. Ajo parashikoi që koka do rikthehej pas 42 ditësh, sapo të përfundonte rituali.

Ashtu siç edhe oficerja e kishte parashikuar, koka u rikthye pas 42 ditësh. Sidoqoftë, pavarësisht se ofocerja kishte goditur në shenjë, ajo nuk u mor asnjëherë seriozisht dhe asnjë nuk u arrestua.

3. Baby Doe

03

Në 14 Mars të vitit 1986,në liqenin Mohegan në Fairfield, Konektikat (SHBA), u gjet trupi i një foshnjeje-mashkull rreth një orësh. Ishte mbytur, nofullën e kishte të thyer, fytyrën e gjëmtuar. Ishte mbështjellë me batanije të bardhë. Trupi nuk ishte fshehur, ishte lënë i hapur.

Në vendngjarje  monedha, copa frutash dhe objekte të tjera të vendosura rreth foshnjës. Duket se këto objekte tregojnë se foshnja ishte pjesë e një rituali që përfshin Palo Mayombe-n.

Në vitin 2012, policia deklaroi se kishte të dhëna të reja për ngjarjen që ndodhi 26 vjet më parë, përfshirë edhe ADN-në. Deri tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.

4. Howard Green And Carol Marron 

04

Në 16 dhjetor të vitit 1979, u gjetën të vdekur në anë të rrugës 80 të Patersonit lindorë, Nju Xhersi trupat e Howard Green (53) dhe Carol Marron (33). Viktimat ishin goditur në anën e majtë të fytyrës dhe u ishte shkulur syri i djathtë. Në duart e viktimave u gjet nga një tufë flokësh. Trupat e tyre nuk kishin gjak, ishin tharë totalisht nga gjaku - me shumë gjasë, me anë të shiringave veterinare.

Policia rrëmoi apartamentin e çiftit dhe gjeti mjete okulte. Gazetari Murray Terry mori një letër nga një shok anonim i Carol Marron, i cili thoshte që Green kishte parë Ordo Templi Orientis, një religjion i nisur nga okultisti i famshëm Aleister Crowley. Oficeri i çështjes ishte i bindur që vrasjet ishin me natyrë okulte dhe se krimin e kishin kryer më shumë se një person.

Asnjëri nuk është arrestuar për këtë çështje. Një person që mund të përbënte interes për policinë që ishte edhe komshiu i çiftit të vrarë, kishte rreht një vit më parë se të ndodhte krimi që kishte lëvizur. Ishte i njohur për prerjen e kokave të minjve dhe thithjen e gjakut nga trupi i tyre. Për herë të fundit është parë në Oklahoma.

5. Patrick Erhabor

05

Në 21 Shtator të vitit 2001, mbi lumin Tamiz në Londër, pranë Tower Bridge, lundroi trungu i një të riu. Kishte rreth 10 ditë që qëndronte mbi ujë derisa u gjet. Policia e Londrës e quajti djalin "Adam".

Ekzaminimet mjekësore konkluduan që trupi ishte copëtuar nga një kasap profesionist kafshësh. Lëkura ishte prerë, çdo gjymtyr ishte prerë nga një goditje e vetme. U mendua që Adam ishte pjesë e një sakrifice e një prej 400 zotëve të njerëzve "Yoruba" të Nigerisë.

Të gjitha të dhënat të çonin në një vrasje rituale. Analizat mjeko-ligjore treguan që djali ishte prurë në nga qyteti Benin i Nigerisë, ka të ngjarë të jetë sjellë në Londër vetëm për t'u vrarë. Stomaku i tij tregoi që kishte konsumuar ushqime gjermane përpara se të vdiste.

Një vit më pas, dyshimet ranë mbi një trafikant qeniesh njerëzore i quajtur Kingsley Ojo. Në vitin 2002 policia londineze rrëmoi apartamentin e Ojo-s dhe gjeti një çantë me kocka të përziera, rërë, dhe gjurmë ari - një përzierje e gjetur gjithashtu edhe në stomakun e Adamit. Në apartament u gjet një video që shfaqej një ritual duke gjymtuar një njeri. Pavarësisht këtyre të dhënave, policia nuk mund të bënte dot një lidhje mes Ojo-s dhe Adamit. Ojo u burgos me akuzën për trafikim qëniesh njerëzore, dhe më pas u dërgua në Nigeri.

Në vitin 2013, më në fund djali u identifikua nga një kujdestarë - Joyce Osagiede - si Patrick Erhabor. Osagiede ishte kujdesur në Gjermani për Erhabor-in, përpara se ky i fundit u trafikua nga Ojo për në Britaninë e Madhe.

Personi apo Personat që fshihen pas këtij krimi mbeten mister. Besohet se ai vdiq për të sjellë "fat të mirë".

6. Charles Walton

06
Megjithëse në një moshë 74-vjeçare, Charles Walton nga Kuintoni i Poshtëm, punonte në fermat lokale. Njerëzit e fshatit të vogël e pëlqenin, por kishte edhe zëra të tjerë. Njerëzit thonin se ai komunikonte me kafshët, ushqente zogjt me duart e tij dhe mund të komandonte qentë vetëm me anë të zërit.

Në ditën e Shën Valentinit të vitit 1945, Walton po punonte me sfurk dhe drapër në Meon Hill, një zonë e mbështjellë me dije mbinatyrore. Për të tregohen histori ku mbretërit ngisnin kuaj të ndjekur nga tufa qensh të bardhë. Këtu mori frymë për herë të fundit Charles Walton. Drapëri ia preu fytin dhe sfurku e gozhdoi në tokë. Mbi gjoksin e tij, vrasësi gdhendi një kryq.

Një tori sugjeron që Walton ishte një shtrigë. I kishte bërë magji dikujt, dhe për ta thyer, duhet të vdiste. Gjërat u bënë më të çuditshme kur policëve u ra në dorë një libër i titulluar "Folklori", tradita të vjetëra dhe supersticione në tokën e Shekspirit. Libri tregonte historinë e një njeriu të quajtur Charles Walton, që kishte vdekur në vitin 1865, pasi kishte parë një fantazëm. Një tjetër theshethem në fshat thotë se njeriu që u vra, ishte i njëjti njeri që vdiq në vitin 1865.

Asnjëri nuk është arrestuar deri më sot, dhe zhurma mbi Walton asnjëherë nuk ka reshtur.


7. Baby X

07

Në mbrëmjen e 17 Nëntorit të vitit 1989, një foshnje-femër u dogj brenda një fuçie në një rrugë rurale pranë një vendgroposje plehërash në qytetin Rupert, Idaho. Foshnja u quajt nga policia "Beby X". Foshnja ishte gjymtuar, i ishin nxjerrë të brendshmet dhe me shumë të ngjarë i ishte rrjepur lëkura. Dora e majtë i mungonte. Pjesa më e madhe e organeve të brendshme i mungonte, veç mushkërive dhe një pjese të zemrës. Foshnja ishte vendosur në fuçi dhe i është vënë flaka.

Zëra rreth zonës thonë që "Baby X" ishte pjesë e një rituali satanik, por të vetëidentifikuarit si satanist të zonës e mohuan përfshirjen. Policët kontrolluan spitalet me shpresën se mos gjenin nënën e foshnjes. Fosnja ishte vetëm një apo dy javësh. Nëse foshnja mund të ishte vetëm një javëshe, ditëlindjen do ta kishte në ditën e Halloween-it.

Një e dhënë tjetër interesante vjen nga një 9 vjeçar i identifikuar nga policët so "Timothy", që jetonte në Barstow, Kaliforni. Në vitin 1990 ai tha se ishte dëshmitarë i një sakrifice njerëzore ku vdiq një foshnje, që u vendos në një fuçi dhe iu vi flaka. Policia u bind që ai ishte dëshmitarë i vrasjes. Për më tepër, Timothy ishte një djalë që u sillte shpesh telashe prindërve, dhe historitë e tij binin vazhdimisht në kontradikta.

Një tjetër teori sugjeron që foshnja vdiq nga pneumonia, dhe se dikush dogji trupin për të fshehur vdekjen. Sidoqoftë, rëzat mbizotërues këmbëngulin që qyteti Rupert ishte si një strehë satanistësh. Foshnja nuk u identifikua asnjëherë.

8. Familja Jamison

08

Në 8 tetor, 2009, familja Jamison (Bobby, 44; Shery, 40 vjeç; Madyson, 6 vjeç) u zhduk. Për herë të fundit u panë tek po vëzhgonin një pronë të cilën kishin planifikuar për ta blerë, në periferi të Eufaula-s, Oklahoma. 9 ditë më vonë, mjeti i tyre u gjet i braktisur.

Mjeti kishte brenda të gjitha gjërat personale të familjes, përfshirë edhe qenin, i cili ishte tepër i kequshqyer. Celularët e tyre ishin brenda në makinë, përfshirë edhe kuletat, kartat e identitetit dhe 32 000 dollarë valutë. Trupat e tyre u gjetën pas 4 vitesh, kur dy gjuetarë i gjetën në një zonë të izoluar. Trupat e tyre ishin dekompozuar shumë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Disa teori mundohen të shpjegojnë çfaru u ngjau familjes treanëtarëshe. Një teori e lidh ngjarjen me sasinë madhe të parave kesh që kishin në mjet, dhe sugjeron se familja mund të merrej me drogë.

Një teori tjetër lidhet me babain e Bobby-t, Bob Jamison. Bobby i kishte kërcënuar prindërit e tyre për pronën, i cili pretendonte se e kishte fituar pas shumë pune që kishte kryer në biznesin familjarë. Kështu që Jamisons-at duhet të merrnin masa paraprake, duke qenë se Bobby i kishte kërcënuar dy herë me vdekje. Por sidoqoftë, në ditën kur familja u zhduk, Bob ishte i sëmurë dhe ndodhej në spital.

Kjo të shpie në një teori të tretë. Përpara se të zhduken, Jamisons-at kishin kohë që u sillnin në mënyrë të çuditshme. Kishin rënë goxha në peshë. Kishin folur me priftin, duke i thënë që shtëpia e tyre ishte pusthuar nga fantazmat. Dy nga fantazmat kishin emra - Emily dhe Michael. Pretendonin se 6 vjeçari Madyson i fliste motrës së Emily-s, një fantazëm me krahë.

Pasi familja ishte zhdukur, policia investigoi pronën e tyre. Policët gjetën një mesazh të shkruar mbi një kontenier: "Tre mace të vrara në deri më sot nga njerëz në këtë zonë...Shtrigat nuk pëlqejnë të vriten macet e zeza." Policia nuk mundi ta kuptoi asnjëherë se kush e kishte shkruar këtë mesazh.

Kur u pyet mamaja e Sherilym, ajo fajësoi një kult për vrasjet. Nuk tha se kush kult mund të ishte; mund të ishte një kult që vepronte në Juglindje të Oklahomas. Ajo mohoi se familja mund të ishte e përfshirë në ndonjë magji të zezë.

Deri më sot, asnjëri nuk di se çfarë i ndodhi familjes fatkeqe.
8 vrasje të pazgjidhura me lidhje të çuditshme me Okultizmin 8 vrasje të pazgjidhura me lidhje të çuditshme me Okultizmin Reviewed by Marion Mardodaj on 12/02/2014 10:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.