Loading...

Veliaj prezanton buxhetin 2015 me grupet e interesit: Rriten pagesat për shtresat në nevojë


Ministri Veliaj-takim Foto Flori Abazi (3)

Shqipëria shpenzon rreth 130 miliard lekë ose 27 për qind të buxhetit të shtetit për mirëqenien sociale.

Në prezantimin publik të projektbuxhetit për vitin 2015, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot se ky buxhet nuk është thjesht më i madhi i planifikuar për MMSR-në, por në terma krahasimorë është 4.6% më i lartë se buxheti i akorduar për vitin 2014, ose 3.3 miliard lekë më shumë se ai i vitit që shkoi.

Në fjalën e tij, Veliaj u përqendrua veçanërisht te buxheti për shtresat në nevojë dhe reformën e pensioneve, duke theksuar faktin se 2014 ishte viti i parë pas pesë vitesh ku personat me aftësi të kufizuara morën në kohë pagesat e tyre, e kjo do të vazhdojë pa ndërprerje edhe në vitet e tjera.
Sipas ministrit Veliaj, për shtresën e PAK dhe ndihmës ekonomike në buxhetin e vitit 2015 janë përcaktuar 20 miliard lek.

Ministri Veliaj-takim Foto Flori Abazi (3)Ai shtoi se falë mbështetjes nga buxheti, vitin tjetër do të rishikohet i gjithë modeli i vlerësimit të aftësisë së kufizuar në vend në përputhje me modelin e ri bio-psiko-mjekësor të vlerësimit.

Ai nënvizoi se në vijim të zbatimit të skemës pilot të ndihmës ekonomike në tre qarqet e vendit, vitin tjetër, pas korrigjimeve të ndërmarra në bazë të të dhënave të nxjerra nga sistemi pilot, do të fillojë edhe shtrirja e skemës në të gjithë vendin. Ndërkaq, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike për vitin 2015 do të jetë dhe rimbursimi i çmimit të energjisë elektrike me një vlerë shtesë të parashikuar në buxhetin e MMSR prej 16 miliard lekësh.

Ministri Veliaj-takim Foto Flori Abazi (1)Lidhur me reformën e pensioneve, ministri Veliaj tha se falë kësaj reforme dhe heqjes së pensionit tavan, do të mundësohet që nga 1 janari çdo shqiptar të përfitojë pensione më të larta. Formula e re, pension social plus 1% të pagës për çdo vit sigurimi shpërblen ata që deklarojnë të gjitha vitet me pagën reale. Gjithashtu, për herë të parë do të kemi aplikimin e skemës së pensionit social nga i cili pritet që në vitin e parë të përfitojnë rreth 5000 qytetarë.
Veliaj prezanton buxhetin 2015 me grupet e interesit: Rriten pagesat për shtresat në nevojë Veliaj prezanton buxhetin 2015 me grupet e interesit: Rriten pagesat për shtresat në nevojë Reviewed by Marion Mardodaj on 11/12/2014 02:51:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.