Loading...

Topalli "braktis" bojkotin për të dëgjuar krerët e NATOS si pjesë e delegacionit shqiptar


Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaron do të jetë pjesë e delegacionit Parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s, që do të mbahet në Hagë. Ky aktivitet pritet të çelë punimet në datën 21 nëntor dhe do të zgjasë tri ditë.


Deklarata e Jozefina Topallit, vjen në një kohë kur opozita shqiptare i ka ndërprerë marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë për shkak të bojkotit të vendosur në muajin korrik të këtij viti. Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook” deputetja e PD-së, deklaron se në asamble do të jetë si pjesë e delegacionit të Parlamentit Shqiptar, vend anëtar i NATO-s. Në komentin e saj, Topalli thotë se Asambleja e NATO-s mblidhet në një kohë sfidash të mëdha për botën.
topalli
“Sesioni do mbledh 300 deputete nga 28 vende anetare te Natos nga Amerika e Veriut dhe Europa, si dhe delegate nga vende partnere dhe vezhguese nga 21-24 nentor ,per te diskutuar ceshtje te sigurise transatlantike dhe raportet e pergatitura nga komitetet e Asamblese”,-shkruan Topalli.

Ish-kryeparlamentarja thekson se në këtë aktivitet do adresojnë mes të tjerëve Jens Stoltenberg, Sekretar i Pergjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Atlantiko Verior, Kryeministri i Holandes Mark Rutte, Presidenti i Asamblesë së NATO-s Hugh Bayley, Jaap de Hoop Scheffer etj.
Topalli "braktis" bojkotin për të dëgjuar krerët e NATOS si pjesë e delegacionit shqiptar Topalli "braktis" bojkotin për të dëgjuar krerët e NATOS si pjesë e delegacionit shqiptar Reviewed by Marion Mardodaj on 11/19/2014 08:28:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.