Shokon Johnny Depp: i dehur në skenë



 Është një nga yjet më të dashur të Hollywood-it, por tani rënia e aktorit  Johnny Depp duket e pandalshme. Mjafton të shohësh daljet e tij në publik, për të kuptuar situatën në të cilën ndodhet ai.
Johnny Depp i dehur me alkool në skenën e “Hollywood Awards”

Në performancën e fundit, ku aktori ishte i ftuar nderi në mbrëmjen e  “Hollywood Awards”, u shfaq mjaft i dehur. Në momentet që hipi në skenë, Depp lëvizte në mënyrë të çrregullt, fliste në mënyrë konfuze dhe dukej qartë që ishte i dehur.

Aktori ishte aty për të prezantuar Shep Gordon dhe Mike Myers për llogari të “ Supermensch”.
Previous Post Next Post