Loading...

Receta japoneze e jetëgjatësisë

Ndërsa vetëdija e njerëzve për shëndetin po rritet, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mënyra të ndryshme që të zgjasin jetëgjatësinë e tyre. Megjithëse jetëgjatësia njerëzore përgjithësisht është rritur në krahasim me perjudhat e mëparshme, plakja është e pashmangshme.

Siç e keni vënë re, plakja nuk ndikon në të njëjtën mënyrë tek çdo njeri. Mund të shihni 40 vjeçarë me fytyra tejet të rrudhura, dhe 60 vjeçarë me fytyrën e një 40 vjeçari.

Gjithsesi, disa studime konfirmojnë që plakja nuk është shkaku kryesorë për gjendjen shëndetësore, por lidhet kryesisht me disa predispozita gjenetike, aktivitetit të pamjaftueshëm fizik dhe dietës jo të shëndetshme.

Ja disa sugjerime të dobishme që mund t'ju zgjasin jetën
Drithëra dhe kos për mëngjes;
Zarzavate të ziera dhe arrorrë;
Feta buke të bëra me miell të pasitur të lyera me gjalp kikiriku;
Shumë fruta dhe zarzavate;
Ujë me shumicë.

Provoni këtë recetë të mrekullueshme japoneze që zgjat jetën dhe përmirëson shëndetin; japonezët shquhen si ndër popujt me nivelin më të lartë të jetëgjatësisë. Rezultatet më të mira përftohen kur kjo recetë konsumohet rregullisht.

Përbërësit:
1/2 gote ujë
1 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle mjaltë
20 pika vaj hurdhe
1/2 luge gjelle pluhur xhenxhefili
1 lugë gjelle vaji aloe vera

Përgatitja:
Përzieni përbërësit brenda një ene në formë kavanozi apo në një kavanoz dhe pijeni çdo mëngjes këtë lëng çudibërs. Nëse nuk ju pëlqen shija e hudhrës apo keni probleme me tretjen, zëvendësojeni me 20 pika murrizi. Gjithashtu mund të zëvendësoni aloe verën me disa gjethe hithrash./health food house/
Receta japoneze e jetëgjatësisë Receta japoneze e jetëgjatësisë Reviewed by Marion Mardodaj on 11/22/2014 11:26:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.