Partia e re politike “Besa” në Maqedoni

Promovohet partia politike “Besa” në Maqedoni

Në Maqedoni është promovuar sot subjekti i ri politik shqiptar, Lëvizja politike “Besa”, e cila sipas drejtuesve të saj synon krijimin e shtetit me të drejta të barabarta, si për shqiptarët ashtu edhe të gjithë qytetarët tjerë në vend.

Afrim Gashi, një nga drejtuesit e kësaj partie, tha se “Besa” do të funksionojë mbi parimet e drejtësisë, lirisë, demokracisë.


Ajo tha ai, do të do të angazhohet për luftimin e diskriminimit, korrupsionin dhe të gjitha devijimeve në shoqëri, duke ofruar kushte për mirëqenie të mirë për të gjitha shtetasit e Maqedonisë.

“Besa synon ta ndryshojë sistemin e funksionimit të këtij shteti, ngase konsideron se nuk ia vlen pjesëmarrja në një pushtet me shtet të këtillë asimetrik. Besa synon të ngrejë një debat të përgjithshëm intelektual për temat politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetësore e të tjera në Maqedoni, që përmes tyre ta artikulojnë një mendim të ri politik, i cili duhet të gëlojë nga vlerat universale të humanizmit dhe të aspirojnë një shtet ndryshe nga ky që e kemi sot. Besa synon ta sensibilizojë dhe alarmojë shqiptarin e Maqedonisë, por edhe secilin qytetar tjetër në këtë vend, për barazinë, padrejtësinë, mungesën e demokracisë dhe të lirisë në këtë vend”, ka deklaruar Afrim Gashi, nga Lëvizja politike “Besa”, e cila është partia e katërt politike shqiptare pas Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare.
Previous Post Next Post