Papa Françesku viziton Xhaminë Blu të Stambollit


Papa Françesku viziton sot të famshmen Xhami Blu të Stambollit, në ditën e dytë të një udhëtimi në Turqi që i dedikohet dialogut mes besimeve.

Në krahë të myftihut që falej, papa për dy minuata zhvilloi një meditim, me sytë e mbyllur, me duart e bashkuara, sikurse kishte bërë simbolikisht tetë vite më para paraardhësi i tij, Benedikti XVI në të njëjtin vend.

Pasi mbërriti me një makinë modeste, papa Françesku, 77 vjeç, u prit nga myftiu i madh i Stambollit, Rahmi Yaran, i cili e shëtiti në godinën gjigante, të ndërtuar në fillim të shtekullit XVII nën mbretërinë e sulltanit Ahmeti I, që drejtonte në atë kohë Perandorinë Otomane.

Dy krerët qëndruan për një kohë të gjatë para “mirhab”-it, një kamare e gërryer në mur që tregon drejtimin e Mekës, ku ekspozohet sura e 19 e Kuranit që përmend konceptin e virgjërisë së Marisë.

Gjatë vizitës së tij në vitin 2006, gjesti i Benediktit të XVI në Xhaminë Blu u mor si një lutje, por Vatikani më pas e cilësoi si një meditim. Selia e Shenjtë paralajmëroi se pasardhësi i tij, Françesku, do të zhvillojë të njëjtin ritual.

Në përfundim të vizitës së tij në xhami, papa përshkoi më pas me makinë sheshin e madh të lagjes së Sulltanahmetit që të dërgon në bazilikën e Shën Sofisë, një kishë bizantine e ndërtuar në shekullin e VI, të shndërruar në xhami pas pushtimit të Konstandinopojës nga Perandoria Otomane në vitin 1453 dhe të trensformuar në muze në vitin 1934.
Previous Post Next Post