Loading...

Një ekuacion për lumturinë?


 Nuk është sekret që niveli i lumturisë nuk lidhet direkt me gjërat materiale. Kjo është vërtetuar më së miri këtë vit, ku kurorën e shtetit më të lumtur në botë e mori Panamaja, sipas raportit të Gallup dhe Healthways Global. Ndërsa Anglia u rendit e 76-ta në listë.

Është e vështirë të përshkruhet lumturia, është e vështirë të matet.

Neuroshkencëtarët fokusohen në mekanizma të shumëfishta të trurit dhe në nivelin e neuromeditatorëve të ndryshëm. Ndërsa klinicistët kanë studiuar faktorë të shumëfishtë ambjental dhe mjekësorë që çojnë drejt çrregullimeve të ndryshme të gjendjes shpirtërore.

Panorama është shumë komplekse, prandaj, do të ishte shumë e vështirë po të bazohemi vetëm në një sërë parametrash influencues që kanë vlerë parashikuese. Por në fakt, kjo është pikërisht ajo çfarë shkencëtarët e National Academy of Science janë përpjekur të bëjnë. Në artikullin e tyre të publikuar në prestigjiozen Proceedings of the National Academy of Science, ata sugjerojnë një ekuacion që mund të përllogarisë me saktësi të kënaqshme nivelin e lumturisë nga një çast në tjetrin.

Ekuacioni bazohet në dy faktorë thelbësorë: pritshmëritë dhe shpërblimet. Në eksperimentin e tyre, studiuesit studiuan 26 vullnetarë të cilët morrën pjesë në një vendimmarrje e cila mund t'i çonte ata drejt përfitimeve ose humbjeve të vërteta të një shume të konsiderueshme parashë. Gjatë eksperimentit, truri i pjesëmarrësve u monitorua me rezonancë magnetike. Gjatë intervaleve të rregullta të paracaktuar, studiuesit i pyesnin pjesëmarrësit që të vlerësonin nivelin konkret të lumturisë në lidhje se si po iu shkojnë punët.

Eksperimenti zbuloi që lumturia nuk ishte e lidhur me sasinë e parave të akumuluara. Por, lumturia përjetohej kur gjërat shkonin më mirë seç kishin parashikuar pjesëmarrësit. Shpërblimet, në thelb, ndikonin në lumturi nga një çast në tjetrin.

Të dhënat e mbledhura në këtë eksperiment u mundësuan studiuesve të zhvillojnë një ekuacion për të parashikuar nivelin relativ të lumturisë. Kjo ide u zhvillua pasi gjatë vazhdës së eksperimentit morën pjesë një grup gjithnjë e më i madh personash (mbi 18 000), të cilët përdorën nga një telefon special të zgjuar një lojë të quajtur "Çfarë më bën mua të lumtur?".

Pjesëmarrësit u përballën me të njëjtat detyra vendimmarrëse, por kësaj here ata përfitonin vetëm pikë, dhe jo para të vërteta. Sërish përfundimet rezultuan të njëjta, dhe ekuacioni i zhvilluar më parë parashikoi me saktësi të konsiderueshme nivelin e lumturisë së pjesëmarrësve.

Shkencëtarët e konsiderojnë lojën si një situatë të jetës reale, ku duhet të ndërmarrim vendime të rëndësishme, për shembull, kur fillojmë një projekt apo një punë të re, kur martohemi, apo kur bëjmë ndryshime serioze në jetën personale. Rezultatet e këtyre vendimeve nuk janë shumë të qarta, por ne presim që ndryshimet të jenë përfituese, të paktën deri në një masë të caktuar.

Harmonizimi perfekt mes përfitimeve aktuale dhe pritshërive të shkuara na bën të lumtur. Kur përfitimet janë akoma më të mëdha se sa pritshmëritë, do ndihemi të lumtur.

Se çfarë e përcakton lumturinë në nivelin molekularë mbetet e paqartë.

Rezultatet e rezonancës magnetike treguan që sinjalet nervore në pjesën e trurit që njihet si striatum, mund të ndihmojë të parashikojmë lumturinë nga momenti në moment. Përfshihet në ndërveprime komplekse shoqërore dhe mund të frenojë sjellje të caktuara. Përfshihet gjithashtu në disa funksione ekzekutive si kujtesa në punë.

Gjithashtu u konstatua që pjesa e trurit që njihet si "striatum", lidhet me stimujt që shoqërohen me shpërblimet. Në eksperimentet klasike të performuara në vitet 1950, u zbulua që transplantet e neuroneve stimulues të vendosura në striatumin e minjve, i bënte ata të shtypnin butonin, duke i dërguar kështu stimuj trurit.

Të dhënat e fundit sugjerojnë që procesi i përfitimeve ishte i lidhur me neurotransmetuesi e dopaminës. Duket se niveli i dopaminës në pjesë të caktuara të trurit mund të përfshihet në përcaktimin e nivelit të lumturisë. Kërkime të tjera mbi funksionin e striatumit mund të na ndihmojnë që të zbulojmë më shumë detaje molekulare që lidhen me lumturinë.

Ndërkaq, ekuacioni i zhvilluar nga shkencëtarët anglez mund të ketë rëndësi praktike për qëllime klinike, kryesisht për të trajtuar pacientët me çrregullime të gjendjes shpirtërore. Gjithashtu thekson rëndësinë e menaxhimit të pritshmërive në nivelin personal dhe të një shoqërie më të gjerë./brainblogger/
Një ekuacion për lumturinë? Një ekuacion për lumturinë? Reviewed by Marion Mardodaj on 11/21/2014 03:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.