Loading...

Tiranë, hapet për publikun bunkeri antibërthamorë


Në Tiranë u hap sot për publikun një strukturë gjigande ushtarake e ndërtuar nga regjimi komunist në vitet ’70 si një bunker antiatomik, në brendësi të një kodre në periferi të kryeqytetit.

Struktura është ndërtuar në 5 nivele të ndryshme, me 106 dhoma, e parashikuar për të pritur jo vetëm kupolën ushtarake të kohës por edhe atë politike, në rast të një sulmi atomik ndaj vendit. Ajo ka një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë dhe në të ndodhet madje edhe një sallë e madhe, në të cilin mund të mblidhej edhe parlamenti i asaj kohe.
Brenda superbunkerit ishin parashikuar dhe dy apartamente, për dy njerëzit më të fuqishëm të diktaturës, Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Për ta ishin ndërtuar zyra me paradhomën e sekretarisë, si dhe dhoma gjumi.
E gjitha kjo strukturë tanimë është kthyer në një mjedis me hapësira muzeale, të rindërtuara me objektet e kohës. Një tjetër pjesë është kthyer në ekspozitë, kushtuar, periudhës së luftës së dytë botërore, por edhe asaj të diktaturës me foto e dëshmi edhe të persekutimeve të regjimit. Ndërsa një tjetër hapësirë është lënë për vepra të artit modern.
Në ceremoninë e hapjes, kryeministri Edi Rama tha se “me siguri një vizitë në këtë ngrehinë antiatomike do t’i tregojë vajzave dhe djemve të këtij vendi, mbi diktaturën, mbi Enver Hoxhën, mbi Mehmet Shehun, mbi gjithë hordhitë antinjerëzore dhe antifetare që prodhoi ai që u quajt çlirimi i atdheut, më shumë sesa ç’mund t’ju tregojnë të gjithë historianët e mbledhur së bashku”, u shpreh kryeministri.
Tiranë, hapet për publikun bunkeri antibërthamorë Tiranë, hapet për publikun bunkeri antibërthamorë Reviewed by Marion Mardodaj on 11/22/2014 09:11:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.