Moldavet "zgjedhin mes Europës dhe Rusisë"

Në Moldavi, qytetarët zgjedhin sot deputetët që do të përfaqësojnë vendin në katër vjetët e ardhshëm.
Moldavia, megjithatë, është thellësisht e ndarë: disa mbështesin fuqishëm integrimin evropian, ndërsa të tjerët favorizojnë lidhjet e afërta me Rusinë.
Sondazhet e fundit u kanë dhënë përparësi partive pro-perëndimore, por, pas zgjedhjeve, analistët parashohin pazarllëqe të ndryshme.
Kryeministri moldav, Iurie Leanca, ka folur për gazetarët pasi ka votuar në Kishinev:
“Kam votuar për Moldavinë evropiane, për një Moldavi të drejtësisë dhe më të begattë”.
Moldavia është njëri nga vendet më të varfra të Evropës.
Përpara votimeve, një partie pro-ruse i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.
Previous Post Next Post