Loading...

Lushnjë, arrestohet ish-drejtori i OSHEE dhe tetë hajdutë të energjisë elektrike

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën me die se gjatë operacionit të ditës së djeshme, Policia  e Shtetit në bashkëpunim me  OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.

“Në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 45 autorë.

Nga këta  janë arrestuar në flagrancë  8 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe është ndaluar  ish-drejtori i  OSHEE-së në Lushnjë. Janë shpallur në kërkim 26 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 autorë të tjerë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici –  OSHEE në  922  raste, si dhe janë ndërprerë 636  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentve debitorë.

Policia e Shtetit –OSHEE  janë të vendosur  ta çojnë deri në fund punën e nisur,   deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.
Lushnjë, arrestohet ish-drejtori i OSHEE dhe tetë hajdutë të energjisë elektrike Lushnjë, arrestohet ish-drejtori i OSHEE dhe tetë hajdutë të energjisë elektrike Reviewed by Marion Mardodaj on 11/29/2014 12:57:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.