Loading...

Kosi redukton diabetin e tipit 2, thekson studimi

Kosi redukton diabetin e tipit 2, thekson studimi
 Kosi ka provuar vitet e fundit të jetë ndër ushqimet më të mrekullueshme për shëndetin që ndihmon në çdogjë, që nga irritimi i zorëve, depresioni e deri tek presioni i lartë në gjak. Revista BMC Medicine sugjeron që kosi mund të reduktojë diabetin e tipit 2, një sëmundje që ka prekur rreth 366 milion njerëz në mbarë botën. Në një studim të ri, qumështi dhe djathi nuk ofronin të njëjtin nivel brojtjeje si kosi për të prekurit nga diabeti.


Studimi i Health Professionals voli të dhëna nga 41 497 pjesëmarrës, të cilëve iu kërkua të raportonin për sjelljet e të të ushqyerit për çdo dy vjet.

Pas 30 vjet studim, u zbulua që kosi lidhej konsiderueshëm me reduktimin e riskut të diabetit.

Më pas, studiuesit ia bashkangjitën të dhënat e përftuara studimeve të mëparshme, dhe zbuluan që rreth 28 gram kos në ditë, lidhej me një ulje prej 18% të diabetit të nivelit 2.

Edhe studime të tjera dalin me konkluzione të përafërta, por problemi më i madh për studiuesit është se ata nuk e kuptojnë plotësisht se përse ekziston kjo lidhje. Por ekzistojnë disa teori: Frank Hu, autor-udhëheqës i studimit në Harvard School of Public Health, thotë që "Mekanizmat nuk janë plotësisht të kuptueshëm. Një hipotezë është që probiotikët që gjenden tek kosi mund të ndikojnë në ndjeshmërinë e insulinës dhe reduktojë inflamacionin, por kjo hipotezë duhet testuar tek eksperimentet klinike."

Ndërsa studime të tjera kanë gjetur që konsumimi i shpeshtë i kosit ndikon në peshën trupore. Mund të jenë disa elemente në kos si magnezi, kalciumi apo hirra, që mund të përmirësojnë metabolizmin dhe reduktojnë rrezikun e diabetit./F/
Kosi redukton diabetin e tipit 2, thekson studimi Kosi redukton diabetin e tipit 2, thekson studimi Reviewed by Marion Mardodaj on 11/25/2014 08:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.