Loading...

Instalohet në Shqipëri Shtabi i NATO-s

  Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) do të ngrejë qendrën e tij ushtarake në Shqipëri, duke bërë që NATO të ketë një bazë të re në Ballkanin Perëndimor. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) e shtabit të komandës supreme aleate për transformimin, në plotësim të protokollit të Parisit”.

Sipas këtij pakti veç SHAPE, në Shqipëri do të vendosen dhe trupat e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin.


“Me aderimin në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut për statusin e forcave të tyre dhe në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, Shqipërisë i lind detyrimi të marrë përsipër përgjegjësinë e vetme për realizimin e rregullimeve të përshtatshme për t’ia bërë të vlefshme një force apo një përbërësi civil ndërtesat dhe tokën që ajo kërkon, si dhe mjediset dhe shërbimet që kanë lidhje me to. Bazuar në këtë marrëveshje, shtabi aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Republika e Shqipërisë merr të gjitha masat, përfshirë dhe miratimin e zbatimin e legjislacionit të nevojshëm për krijimin e lehtësirave të nevojshme për aktivitetin normal të shtabit aleat. Miratimi i kësaj marrëveshjeje do të përbëjë bazën ligjore të nevojshme për funksionimin e shtabit dhe të të gjitha përfitimeve në favor të shtetit shqiptar”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Territori

Shtabi aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Në këtë kuptim, sipas qeverisë, territori në të cilin do të ngrihet shtabi aleat do të jetë i paprekshëm. Republika e Shqipërisë do të marrë masat e nevojshme për të siguruar truallin, ndërtesat dhe instalimet fikse që kërkohen për përdorim nga shtabi aleat. Këto asete do të ofrohen falas, pa taksë ose licencë dhe hollësitë përcaktohen në një marrëveshje të veçantë. Arkivat dhe dokumentet e tjera zyrtare të shtabit aleat, të mbajtura në mjediset e përdorura nga ato shtabe ose në zotërim të cilitdo personi të autorizuar në mënyrën e duhur nga shtabet, do të jenë të paprekshme përveçse kur shtabi ka hequr dorë nga ky imunitet.Marrëveshja rregullon çështjen e imuniteteve dhe privilegjeve për personelin e nivelit të lartë të shtabit, si: imuniteti dhe ndalimi, arrestimi, veprimet juridike të çdo lloji, të ndërmarra nga autoritetet shqiptare, paprekshmëria e dokumenteve personale, lehtësira dhe respektim të llogarive bankare apo bagazheve personale të njëjta me atë të personelit diplomatik, si dhe imunitet për fjalët e thëna dhe vlerat e kryera në përmbushje të misionit zyrtar. Kjo marrëveshje rregullon statusin e anëtarëve të personelit të shtabit si dhe personelit të caktuar nga organizata të tjera. Shtabi ka në përbërje personel ndërkombëtar dhe personel të përzgjedhur nga shteti shqiptar, si dhe mund të punësojë personel shqiptar. Në të përcaktohen mënyra e hyrjes, largimit, punës dhe qëndrimit të personave në shtabin aleat.

Financat dhe mospagimi i taksave

Kontrollin financiar të një shtabi e bën vetëm Bordi Ndërkombëtar i Auditit të NATO-s. Shqipëria nuk do të ketë të drejtën që të kryejë auditimin e financave, por as të përfitojë nga vjelja e tatimeve dhe detyrimeve të tjera doganore, si dhe të furnizimit me energji. Marrëveshja, sipas relacionit, përcakton të drejtën e shtabit për t’u përjashtuar nga të gjitha tatimet, detyrimet, tarifat dhe pagesat e parashikuara në legjislacionin e brendshëm. Gjithashtu, kjo marrëveshje garanton lehtësitë fiskale për karburantin, duke u përjashtuar nga tatimet, detyrimet, tarifat dhe pagesat për karburantet dhe lubrifikuesit për përdorimin e automjeteve të transportit rrugor, ajror dhe detar në pronësi ose që përdoren në mbështetje të aktiviteteve zyrtare të shtabit aleat, si dhe për sistemet e ngrohjes/ftohjes ose gjeneratorëve të energjisë elektrike që përdor shtabi. Ky projektligj do të sjellë efekte financiare në momentin që Këshilli i Atlantikut të Veriut do të marrë vendimin për krijimin e shtabit aleat në territorin e Republikës së Shqipërisë. Hollësitë financiare do të përcaktohen në marrëveshje teknike që do të lidhen në zbatim të kësaj marrëveshjeje. Sipas dispozitave të kësaj marrëveshjeje, siguria brenda shtabit do të garantohet nga vetë forcat e tij. Republika e Shqipërisë është përgjegjëse për mbrojtjen e shtabit nga çdo kërcënim, sulm apo rrezik i papritur që vjen nga jashtë perimetrit të tij si dhe për mbrojtjen e personave me status VIP që vizitojnë shtabin, shkëmbimin dhe sigurimin e informacionit për rreziqe reale drejtuar personave të caktuar në shtab/Shqip/.
Instalohet në Shqipëri Shtabi i NATO-s Instalohet në Shqipëri Shtabi i NATO-s Reviewed by Marion Mardodaj on 11/29/2014 01:38:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.