Loading...

(Foto) Dronet autonom - kamarierët-robotë në Singapor

Dronet autonom - kamarierët-robotë në Singapor

Nuk ka lidhje me dronin e famshëm mbi Beograd që ngriti flamurin e viseve shqiptare me mbishkrimin "Autochthonous," gjetje e cila i bëri marketet gjermane të shesin drone të ngjashme me mbishkrime "Made in Albania", por për një dron që mban pjata me ushqim, pije dhe çdogjë që u nevojitet klientëve të resoranteve.


Së shpejti pritet që restorantet në Singapor të zëvendësojnë kamarierët me drone fluturues autonom  - tentativa e parë komerciale e këtij lloji që pritet të aplikohet vitin tjetër, raportojnë mediat e Singaporit.

Infinium Serve, robotët-kamarierë fluturues autonom, pritet të nxirren në treg në Singapor nga një prej pesë degëve të Timbre Group. Drejtori i Infinium, Woon Junyang, theksoi se kosto e këtij projekti nuk do kushtoi shumë, dhe se kosto finale do varet nga bisedimet dhe disa variable të shpërndarjes aktuale të robotëve.
Infinium Robotics nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Timbre Group në 31 tetor të këtij viti. Të dy kompanitë po kërkojnë nga qeveria grande që lidhen me produktivitetin për të përballuar kostot e fillimit të punës.

Z. Woon thotë për mediat se beson që kjo zgjedhje robotike do rrisë nivelin e fuqisë punëtore të Singaporit.Duke ua prezantuar këtë teknologji restoranteve, kjo do t'ua eleminonte atyre punët e rëndomta të shërbimit të ushqimeme dhe pijeve, dhe do u mundësonte kamarierëve-njerëz që të fokusohen në detyra me rëndësi më të mëdha, si përftimi i regimeve të klientëve, theksoi Woon.

"Kjo do rezultonte në ekpseriencë të pasur të të ngrënit që praktikisht do të çonte në rritjen e të ardhurave për restorantet," theksoi ai.

Një prototip i Infinium-Server iu prezantua në fillim të tetorit Kryeministrit të Singaporti, Lee Hsie, në drekën e inagurimit me rastin e Muajit Kombëtarë të Produktivitetit, raporton singaporezja Channel NewsAsia.

Megjithëse me një sipërfaqe rreth 105 herë më të vogël se Shqipëria (277 klm. katrorë) dhe një popullsi rreth 2 herë më të madhe në numër (5.6 milion banorë), Singapori është ndër vendet më të zhvilluara të globit. Ekonomia e Singaporti është e fokusuar në teknologji dhe elektronikë. Singapori në aspektin ekonomik konsiderohet si një nga "5 Tigrat e Azisë", që po përjetojnë një rritje të vrullshme ekonomike dhe tenkologjike.
(Foto) Dronet autonom - kamarierët-robotë në Singapor (Foto) Dronet autonom - kamarierët-robotë në Singapor Reviewed by Marion Mardodaj on 11/28/2014 10:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.