Arrestohet ish-kryeministri portugez për korrupsion


Portugali, ish-kryeministri arrestohet për korrupsion

Një javë pas shpërthimit të skandalit për korrupsion në lidhje me dhënien e vizave për të pasurit e huaj, Portugalia është goditur nga një çështje tjetër politiko-financiare, me arrestimin e ish-kryeministrit socialist, Jose Socrates.

Jose Socrates, 57 vjeç, i cili drejtoi vendin nga viti 2005 deri në vitin 2011, u arrestua dje në mbrëmje pas mbërritjes në aeroportin e Lisbonës, pas rikthimit nga një vizitë në Paris, në kuadër të një hetimi për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe korrupsion.



Ish-kryeministri, i pari në Portugali që përballet me një fat të tillë, do të dalë sot para gjykatës ashtu si tre të dyshuarit e tjerë që u dërguan para drejtësisë një ditë më parë..
Previous Post Next Post