Loading...

Arrestohen 3 persona në Elbasan, vodhën energjinë elektrike


Arrestohen 3 persona në Elbasan, vodhën energjinë elektrike

Tre persona janë ndaluar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë vjedhur energjinë elektrike. Mësohet se kanë arrestuar në flagrancë Fatmira Mujollari, 52 vjeçe dhe Ylli hasa, 49 vjeç.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në lagjen “28 Nëntori”, të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në bizneset e tyre private, është konstatuar se në aparatin matës ishin prishur vulat e sigurisë. Ndërkohë blutë kanë ndaluar edhe 55-vjeçaren Merushe Zabzuni, me detyrë faturiste pranë OSHEE, dega Elbasan, e cila dyshohet se nuk ka faturuar gjendjen reale të konsumimit të energjisë elektrike në bar-kafenë dhe byrektoren në pronësi të këtyre shtetasve. Zabzuni akuzohet për “Shpërdorim detyre”.


Po për vjedhje të energjisë, është arrestuar në fshatin Qukës të Librazhdit edhe 63-vjeçari Alush Shyti, i cili sipas policisë kishte rilidhur energjinë pasi specialistët e OSHEE ja kishin ndërprerë për arsye se ishte debitor.


Ai e cilësoi si një lajm të mirë faljen e kamatvonesave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore për banorët e fshatit, duke u bërë thirrje 290 mijë të vetëpunësuarve në bujqësi që të shfrytëzojnë ditët e mbetura deri në 31 dhjetor për të shtuar vitet e sigurimit të tyre duke paguar kontributet me një çmim shumë të ulët.
Arrestohen 3 persona në Elbasan, vodhën energjinë elektrike Arrestohen 3 persona në Elbasan, vodhën energjinë elektrike Reviewed by Marion Mardodaj on 11/12/2014 02:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.