9 aksidentet që "kursyen" jetën e Adolf Hitlerit

Hitleri pranë mbytjes 
Hitleri pranë mbytjes

Në një ditë të ftohtë janari në vitin 1884, një fëmijë po luante me të tjerë të vegjël kur vrapoi mbi shtresën e hollë të akullit mbi lumin Inn në Passau, Gjermani. Akulli nën këmbët e tij u thye. Djali ra në ujin e akullt dhe u kap pas një cope akulli që mos ta merrte rrjedha.

Pak më tutje ndodhej djali i një komshiu i quajtur Johann Kuhberger, i cili dëgjoi të bërtiturat e fëmijës që ishte duke u përpirë nga uji i akullt. Johann-i vrapoi vetëtimthi drejt lumit për të shpëtuar fëmijën e pashpresë. Johann-i fatmirësisht arriti ta shpëtoi nga mbytja dhe hipotermia fëmijën. Ky fëmijë 4 vjeçarçë ishte Adolf Hitleri.

Ky episod nuk është përmenduar asnjëherë nga Hitleri dhe propaganda e tij. Ky detaj i jetës së tij u zbulua së fundi në numrin e një gazetete të vjetër gjermane, e cila e kishte publikuar ngjarjen e ndodhur. Kuhberger më vonë do të bëhej prift.

Shpëtimi nga turma e irrituar
Vetëm disa vjet para se Hitleri të merrte kontrollin e Gjermanisë, ishte thjeshtë një agjitator i djathtë që mbante fjalime në Mynih. Pas një fjalimi provokativ, u ndoq nga një turme e egërsuar me rreth 200 veta.

Adolf Hitleri ra në tokë dhe u godit pamëshirshmërisht nga turma. Më të egërsuarit e turmës nxorrën bajonetat që ta vrisnin. Por në atë çast, 8 njerëz të tij të armatosur ndaluan të egërsuarit që ta vrisnin.

Një sulm në Luftën e Parë Botërore
Një sulm në Luftën e Parë Botërore Adolf HItleri
Në luftën e Belgjikës, një tetar i ri i quajtur Adolf Hitler u godit nga një predhë angleze gazi që mund t'ja merrte jetën. Në këtë luftë u vranë me dhjetëra mijë ushtarë si pasojë e predhave me gaz. Pas goditjes Hitleri u verbërua përkohësisht dhe u dërgua në spitalin më të afërt ushtarak.

Fatkeqësisht për pjesën tjetër të botës, Hitleri nuk pësoi dëmtime serioze, dhe verbëria u zhduk shumë shpejt. Hitleri ishte në gjëndje të luftonte sërish vetëm pak ditë pasi doli nga spitali.

Të dhënat e fundit mjekësore theksojnë që Hitleri nuk u verbërua nga gazi, por përjetoi verbëri të përkohshme për shkak të një sëmundje mendore, që doktori e tij e quajti "amblyopia histerike".

Një ushtarë anglez ia kursen jetën Hitlerit
 Një ushtarë anglez ia kursen jetën Hitlerit
Gjatë fundit të Luftës së Parë Botërore, ushtarët britanik kapën dhe riparuan një urë të shkatërruar pjesërisht nga gjermanët për të penguar mjetet të kalonin në një qytet francez. Pasi beteja duke se po fitohej nga britanikët, një ushtarë i ri anglez, Henry Tandey, ndaloi për të pushuar pasi ishte plagosur nga ushtarët gjerman në dyluftimet lart urës. Aty Henry vërejti një ushtarë të vetmuar gjerman që po vraponte nëpër shkurre.

Henry mori në shënjestër për ta qëlluar ushtarin e vetmuar, por kur pa që edhe ushtari gjerman ishte plagosur, e uli armën. Ushtari ishte 29 vjeçari Adolf Hitler. Kur u pyet për këtë episod në vitin 1940, Henry tha: "Nuk doja të qëlloja një ushtarë të plagosur."

Disa vite më vonë, kur britanikët u përballën me Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore, Henry dëshironte që atë ditë të ishte më pak i mëshirshëm.

Aksidenti i makinës së Hitlerit
Aksidenti i makinës së Hitlerit
Sipas Otto Wagener, gjeneral i lartë dhe këshilltarë ekonimik i Hitlerit, diktatori nazist desh vdiq në një aksident me makinë në vitin 1930.

Në 13 Mars të vitit 1930, një kamion u përplas me mercedezin e Hitlerit. Shoferi mundi që të frenonte në kohë, përpara se ta shkatërronte plotësisht mercedezin bashkë me Hitlerin brenda. Otto Wagener ishte pasagjer.

Gjashtë muaj më vonë, Hitleri dhe nazistët hypën në fronin e Gjermanisë. Asnjë fjalë nuk u tha rreth asaj çfarë ndodhi.

Nëse shoferi do të ishte pak më i avashtë, do të ndalonte Hitlerin të hypte në fron.

Vetëvrasja
Vetëvrasja e Hitlerit
Pavarësisht nacionalizmit ekstrem të Hitlerit, një çift gjerman i edukuar në Harvard ishin pjesë e rrethit të ngushtë pak kohë përpara se ai të hypte në fron. Ernst "Putzi" Hanfstaengl dhe gruaja e tij Helen u takuan për herë të parë me Hitlerin kur erdhën në Mynih në vitin 1921. Shumë shpejt Helen do shpëtonte jetën e Hitlerit.

Çifti u impresionua shumë shpejt në një nga fjalimet demaskues të Hitlerit. Hitleri u bë mik personal i çiftit, madje frekuentonte edhe apartamentin e tyre. Të tre do të merrnin pjesë në Puçin e Birrës në Mynih.

Më pas, çifti dhe Hitleri shkuan tek shtëpia e çiftit që ndodhej në periferi të Mynihut. Në këto rrethana Hitleri përjetoi shqetësime të mëdha që shkonin deri në histeri, pasi përballej me tradhëti të lartë. Ai proklamoi: "Tani gjithçka është e humbur; nuk mund të vazhdohet më tej!" Më pas kontrolloi për pistoletën e tij. Por përpara se ta kthente pistoletën nga vetja, Hellen ia rrëmbeu dhe e fshehu nga sytë e tij.

Shumë shpejt, shtëpia u rrethua nga policia. Policia rrëmoi shtëpinë dhe arrestoi Hitlerin.

Shpëtimi nga dënimi me vdekje
Shpëtimi nga dënimi me vdekje i Hitlerit
Pasi u arrestua, Hitleri u akuzua për tradhti. Dënimi për tradhti në Republikën e Neimarit ishte me pushkatim. Por, Hitleri nuk u çua asnjëherë përpara togave të pushkatimit.

Vetëm pak përpara gjyqit të tij, qeveria e Neimarit deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme, e cila ndryshoi radikalisht sistemin gjyqsorë. Në këto kushte, gjyqtarët kishin kompetenca të vendosnin për jetën e Hitlerit. Gjyqtari që kishte çështjen e tij, kishte simpati për pikpamjet fashiste të Hitlerit, madje më vonë u bë pjesë e politikës së krahut të djathtë.

Së fundi, teknikisht Hitleri u akuzua për tradhti, por në vend që të dënohej me vdekje, u dënua me 5 vjet burg, nga të cilat kreu vetëm 9 muaj.

Vdekja e papritur e nënës së Hitlerit
Vdekja e papritur e nënës së Hitlerit
Mamaja e Hitlerit u diagnostikua dhe vdiq nga kanceri në gji në moshën 47 vjeçare. Hitleri ishte shumë afër me mamanë, dhe e quan vdekjen e saj tek "Miene Kampf" "një furtunë e tmerrshme".

Hitleri besonte që mamaja e tij nuk kishte vdekur si rezultat i kancerit të gjirit, por se ishte helmuar nga një doktor çifut. Kjo mund të ketë shkaktuar urrejtjen e madhe të Hitlerit ndaj çifutëve.

Ishte mamaja e tij, e cila e nxiste të ndiqte ëndrrën e të bëhej artist.

Tentativa e dështuar e Georg Elser për të vrarë Hitlerin

Mbase keni dëgjuar për dështimin e famshëm të një zyrtari të lartë nazist për të vrarë Hitlerin në Korrik të vitit 1944, siç edhe pasqyrohet nga Tom Kruis në filmin Valkyrie.
Previous Post Next Post