Loading...

8 gjëra nuk i duhen thënë asnjëherë një personi me depresion


1. Çdo gjë është në kokën tënde. Duhet të mendosh pozitivisht
Megjithëse optimizmi është jashtëazakonisht pozitiv për trajnimin e trurit, studimet tregojnë që njërëzit me depresion të lartë ose ata me ankth akut, kur u thua këtë fjali, thjeshtë aktivizojnë amydalas (qendrën e frikës në tru) ndërsa sforcohen të mendojnë pozitivisht.

2. Duhet të dalësh nga vetja dhe të ribëhesh pjesë e komunitetit
Kjo është një fjali që i bën gjërat e këqia akoma edhe më keq. Sepse tani jo vetëm që personi praktikisht ka depresion të lartë, por ndihet edhe në faj dhe i/e zënë në kurth me mendimet e tij.

3. Pse nuk përpiqesh të ushtrohesh fizikisht?
Kjo është këshillë e mirë. Ushtrimet kanë efekte të forta antidepresion. Por sidoqoftë është pak e rëndë kur thuhet drejtpërdrejtë. Duhet ta thoni në një mënyrë më të butë, jo ta nxirrni direkt në tavolinë. Mund t'i kërkoni të stërviteni së bashku.

4. Meditimi dhe joga është çfarë ju nevojitet
E saktë: meditimi dhe joga është një ilaç shumë efektiv andidepresion. Të dyja janë mjete të rëndësishme për të reduktuar depresionin. Por në fakt meditimi dhe joga dallojnë nga njëra tjetra dhe nevojiten trajtime specifike për çdonjërën, madje disa studime kanë konkluduar që në disa raste dhe persona, joga mund të përkeqësojë mendimet për vetëvrasje.

5. Gjej një punë të re
Mbase puna i shton depresionin njeriut tuaj të zemrës. Stresi është gjithmonë një armik i shëndetit, dhe kryesisht shëndetit emocional. E mbush gjakun me toksina. Por mos inkurajoni një vendim madhor kur personi është në depresion. Nevojitet një perspektivë e balancuar.

6. A jeni të lumtur në marrëdhënjen tuaj?
Problemet e marrëdhënjeve në çift mund të nxisin depresionin, madje shumë burra dhe gra janë ndarë kur kanë qenë klinikisht me depresion, duke menduar që dikush rreth tyre mund të jetë shkaku i depresionit. Derisa partneri është njeriu më i afërt, ai mendohet si përgjegjësi kryesorë për situatën e krijuar.

7. Ke gjithçka të nevojitet për t'u përmirësuar
Në fakt ilaçet nuk bëjnë gjë tjetër veçse topisin emocionet. Sigurisht që në ditët e sotme disa forma trajtimi mund të ndikojnë në përmirësimin e shëndetit. Si kimioterapia për pacientët me kancer. A mund t'i thoje një gruaje me kancer në gji, që ka çdo gjë që i nevojitet për t'u shëruar?

8. Të gjithë kanë probleme
Megjithëse kjo pikë është përmendur në një artikull në CBS, është shumë e rëndësishme ta ritheksojmë pasi thuhet shpesh, sidomos në Shqipëri. Duhet të harroni vitet '90 apo tranzicionin kur i flisni një personi me depresion. Sigurisht që disa njerëz i kanë më të mëdha problemet, por kjo fjali nuk ua lehtëson dhimbjen atyre. Ka të ngjarë që nëse ia thoni këtë fjali, ai apo ajo të ndihet i/e dobët dhe patetik/e...sikur ai/ajo nuk ka të drejtë të ndihet në mënyrën se si praktikisht ndihet; sigurisht që duke i thënë këtë fjali ai/ajo do ndihet akoma më keq./psychcentral/
8 gjëra nuk i duhen thënë asnjëherë një personi me depresion 8 gjëra nuk i duhen thënë asnjëherë një personi me depresion Reviewed by Marion Mardodaj on 11/24/2014 09:25:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.