7 mënyra për të rënë në gjumë në më pak se 10 minuta

Ndizni sa më pak dritë të mundeni
Mos ndizni çdo dritë gjatë rrugës për në banjë. "Drita është stimuluese pasi truri dhe trupi ynë interpreton çdo dritë - pavarësisht nëse vjen nga Dielli apo nga llampa," thotë W. Christopher Winter, drejtor në Martha Jefferson Sleep Medicine Center,SHBA. Pra, duhet të bëni të pamundurën për të shmangur që të ndizni vetëm dritat që ju nevojiten. Gjëja më e mirë është që ta gjeni vetë rrugën në errësirë. "Sa më e shndritshme të jetë drita, aq më shumë do ta keni të vështirë që t'ju zërë gjumi," thotë Winter.

Lexoni në mënyrë që të lodhni sytë
A e kujtoni kur luftonit për të ndenjur zgjuar duke lexuar për provimin e radhës kur ishit në shkollë? Kthehuni pak në kohën e shkollës: merrni një libër apo revistë dhe lexojeni derisa t'ju lodhen sytë, sugjeron Winter. Ndërsa nga ana tjetër, mundohuni të shmangni ndonjë libër që mund t'ju lërë pa gjumë. Dhe mos harroni që gjatë leximit, t'i mbani në minimum dritat, mund të ndizmi vetëm abazhurin.

Përdorni trurin
Nëse doni që ta angazhoni veten në vend që të rrotulloheni në krevat, hiqni dorë nga telefonat, tabletat apo televizori. "Mjetet elektronike lëshojnë drita që mund t'ju lënë pa gjumë, kryesisht telefonat e lëvizshëm," thotë Winter. Bëni ushtrime mendore: Për shembull, një futbollist mund të imagjinojë se si do shënojë golin më të bukur në ndeshjen e radhës; një polic mund të imagjinojë se si mund të ndalojë në kohën e duhur keqbërësin; një biznesmen mund të imagjinojë se si do rrisë të ardhurat, etj.

Flini me kurriz
Anash apo mbrapsht - si të dëshironi. Por mos u rrotulloni në krevat. Nëse qëndroni ulur në krevat për një kohë të gjatë, trupi juaj ka shumë të ngjarë që ta interpretojë këtë si një arsye për të qëndruar zgjuar, thekson Winter. Nëse jeni duke u marrë me diçka ndërsa jeni zgjuar, sigurohuni që të jeni shtrirë.

Mos hani asgjë
Mund të mendoni që duke ngrënë diçka mund t'ju zërë gjumi, por mllaçitjet e mesnatës dëmtojnë mundësitë për të fjetur sërish, thotë Winter. Në fakt, vetëm disa mllaçitje mund të nxisin një sërë ndërprjeresh të gjumit. "Mund ta mësoni trurin dhe trupin për të ngrënë gjatë natës, gjë që do të përforconte sjelljen e të zgjuarit gjatë natës," thotë Winter. Nëse e ndjeni të nevojshme që të ushqeheni, mund ta bëni, por më mirë do ishte që t'i rezistonit dëshirës për të mbushur stomakun në orët e vona të natës.

Provoni relaksimin progresiv
Është një teknikë e zhvilluar nga shkencëtarët që redukton tencionin tek muskujt duke u fokusuar tek çlirimi i një grupi muskujsh për çdo herë. Duke i mbajtur të tencionuar muskujt, kjo sinjalizon trurin që të qëndrojë vigjilent. Qetësoni muskujt duke bërë frymëmarrje të thella, filloni me grup-muskujt e mëdhenj - si ato të kofshëve dhe kurrizit - dhe punoni gradualisht deri tek muskujt e duarve dhe fytyrës.

Mos dremisni përpara se të bini në shtrat
Nëse jeni shumë të lodhur, mos bëni dremitje të shkurtëra ulur mbi karrige, kolltuk apo divan. "Në thelb, ju doni që të parandaloni që kjo të ndodhë rregullisht," thotë Winter. Nëse e kënaqni veten me disa dremitje duke qenë ulur, ju thjeshtë krijoni një shabllon për trupin dhe trurin tuaj të qëndruar zgjuar gjatë natës./prevention/
Previous Post Next Post