Zgjidhni Armët e Paqes mbi Retorikën e Luftës

Zgjidhni Armët e Paqes mbi Retorikën e Luftës
Nga Dominique de Villepin
Vrasja barbare e Alan Henning është një thirrje e freskët për më shumë eficiencë në luftën kundër ISIS. Ekziston një konfuzion i madh në këtë luftë. Franca po udhëheq zhurmshëm dhe prapa saj vjen SHBA. Irani është në anën e të dyve, por këto të fundit nuk janë në anën e Iranit. Një nga aleatët goditi Sirinë, ndërsa tjetri ka të ngjarë të mos bëjë të njëjtën gjë. Ekziston një konfuzion mbi atë çfarë është thënë, çfarë është bërë dhe çfarë dëshirohet të bëhet.

Çfarë është thënë? Po bëjnë një "luftë globale kundër terrorit", një frazë e thënë 13 vite më parë nga Xhorxh W Bush. Këto nuk janë thjeshtë fjalë por rrënjë, që përhapin logjikën e forcës nëpër botë. E gjithë bota myslimane kufizohet nga konfliktet lokale, nga Filipinet në Nigeri, nga Xinjangu kineze në Rusinë kaukaze. Fillimi i një lufte kundër terrorrizmit do të thotë që të shkrish të gjitha frontet e forcave lokale në një armik të vetëm global.

Për më tepër, imazhet që armiqtë shohin nuk janë të njëjta me imazhet që ne shohim nga këtu. Njerëzit në Lindjen e Mesme kanë kujtime të plagosura, dhe nuk e durojnë dot standardin e dyfishtë të simpatisë perëndimore - për shembull sirianët, të cilët perëndimi i zhgënjeu një vit më parë. Kjo është një luftë që prodhon për fanatikët rreth e rrotull globit legjitimitet, besueshmëri dhe largpamësi. Çdo armik që bie, inspiron 10 të tjerë që t'i bashkohen.

Ajo çfarë është bërë, është një gjë tjetër: një operacion ushtarak ku objektivat politike janë ngatërruar me mjetet ushtarake; perceptimi është çdo gjë, dhe duart tona janë të lidhura. Duar të lidhura nga një luftë me zero risk - që nga koha e Vjetnamit, aktorët perëndimorë nuk i tolerojnë më humbjet. Duar të lidhura nga asimetira e luftës, ku çdo betejë, qoftë edhe e vogël, bëhet deçizive nëse i forti humbet. Duar të lidhura nga strategji dritshkurtra, ku një fitore e shpejtë ushtarake i hap rrugë një kurthi të përhershëm politik që paralajmëron luftën tjetër.

Çfarë kërkohet? Siguri. Kjo është çështja: nuk ekziston siguri pa paqe. Çdo luftë shkakton dëme kolaterale dhe mjell urrejtjen. Çfarë mund t'i themi tani vendeve që janë kritikuar për trajtimin e pamëshirshëm që i kanë bërë lëvizjeve islamike - Izraeli, Kina dhe Rusia? Kur nuk do jetë më e nevojshme ndërhyrja: Pas luftës në Nigeri? Në Azinë Juglindore? Pas luftës në Libi?

Nuk mund të përballojmë një luftë të pafundme delikate të shënjuar nga brutaliteti që avazh, avash, çon drejt përplasjes së civilizimeve. Fati i Europës është i lidhur me atë të Lindjes së Mesme. Kriza e Lindjes së Mesme përlot 20 milion mysliman europian. Përballemi me rrezikun në shtëpi, po ashtu edhe popullsia jonë që jeton jashtë, si rreth 200 000 francez që jetojnë anë e mbanë Mesdheut.

Perëndimi mbart pjesën e tij të përgjegjësisë për Lindjen e Mesme. Për 40 vjet politika inkonsistente, kryesisht në Uashington, ka nxitur luftë mes diktaturave nacionaliste dhe lëvizjeve islamike. Duke kërkuar sigurinë përmes përdorimit të forcës, ne do humbasim principet dhe identitetin tonë. Do jetojmë me një frikë të përjetshme nga të tjerët. Paqja është ajo që i detyrohemi vetes.

Duhet të bëjmë çfarë është e nevojshme për të arritur atë që dëshirojmë, eleminimin e dhunës islame, një burim barbar krimi. Jo vetëm duke ndaluar ISIS, por edhe duke shkatërruar rrënjët politike të kësaj organizate.

Kjo do të thotë të zgjedhësh eficiencën mbi ideologjinë. As paqja e verbër dhe as luftënxitja, nuk ndihmojnë. Mund të detyrohemi të përdorim forcën, me objektiva të qarta dhe të limituara: duke shkatërruar birimet e naftës të ISIS, duke u prerë të ardhurat; duke u dhënë ndihmë ajrore kurdëve, Irakut dhe Trupave të Lira siriane në luftën kundër ISIS.

Por strategjia thelbësore mbetett politike, dhe s'mund të presë. Kërkon bashkimin e kombeve arabe. Mund të arrihet përmes dialogut nacional, duke u njohur të drejtat minoriteteve. Por për sa kohë? Arabët suni në Irak, pranuan sundimin e ISIS për shak se u ndjenin akoma edhe më të kërcënuar nga milicia shiite.

Domozdoshmëria e dytë është përgjegjshmëria. Lufta rajonale mund të zgjidhet vetëm nga vendet e rajonit. Shtetet suni, veçanërisht ato nga Këshilli i armatosur i Gjirit, duhet të udhëheqin luftën me ndihmën e perëndimit. Jo, siç po ndodh tani.

Domozdoshmëria e tretë është pajtimi. Sot duhet të promovojmë paqen lokale në Lindjen e Mesme, për të arritur paqen rajonale nesër. Paqe mes turqve dhe kurdëve. Paqe mes Arabisë Saudite dhe Katarit, e cila është thelbësore në konfrontimin suni-shiit. Për ta arritur këtë, është e nevojshme një konferencë e qëndrueshme rajonale me aktorët respektiv. Armët e paqes mund të jenë më të fuqishme se lufta dhe terrori. Ato bëjnë thirrje për vullnet, vizion dhe iniciativë politike./Financial Times/

Shënim: autori është ish-kryeministër dhe ish-ministër i jashtëm i Francës.
Previous Post Next Post