Zbulohet pjesa e trurit përgjegjëse për motivimin e ushtrimeve fizike


 Ushtrimet janë një nga terapitë më efektive jofarmaceutike kundër depresionit. Duke përcaktuar kështu që një pjesë specifike e trurit mund të jetë përgjegjëse për motivinin sa i përket aktivitetit fizik që mund t'i ndihmojë studiuesit të zhvillojnë trajtime më efektive ndaj depresionit, sugjeron një studim i ri.


"Ndryshimet në aktivitetin fizik dhe paaftësia e përfitimit të kënaqësive nga aktivitetet fizike janë faktorët më të mëdha të depresionit. Por pjesët e trurit përgjegjëse për motivimin e aktiviteteve fizike nuk janë kuptuar mirë. Tani ne mund të kërkojmë rrugë për të manipuluar aktivitetin në pjesë specifike të trurit pa ndikuar në pjesët e tjera të tij," thotë Dr. Erik Turner, studiues në Institutin Kërkimorë për Fëmijë për Analizimin e Kërmimeve të Trurit dhe autor i studim.

Studimi u publikua në Journal Neuroscience dhe është financuar nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Mendorë dhe Abuzimit me Drogërat, SHBA. Studimi përdori ato minj që ishin modifikuar gjenetikisht për të bllokuar sinjalet e mesit shpinore të habenul-ës. Në pjesën e parë të studimit, Dr. Turner në bashkëpunim me Horacio de la Iglesia, profesor në Universitetin e Uashingtonit, departamenti i biologjisë, tregoi që minjtë që ishin modifikaur gjenetikisht ishin më të përgjumur se të tjerët, që kishin dëshirë të vraponin.

"Pa funksionimin e mesit shpinorë të habedul-ës, minjtë bëhen të përgjumur. Ata ishin në gjendje fizike për të vrapiuar por ishin të pamotivuar për të bërë një gjë të tillë," thotë Turner. Më pas skuadra e Dr. Turner aktivizoi mesin e shpinores së hebedul-ës tek miu duke përdorur optogenetics - një lazer i përpiktë i zhvilluar nga Instituti për Shkencën e Trurit "Allen". Më pas, miu filloi të vraponte në rrotën eksperimentale, duke demonstruar kështu që kjo pjesë e trurit është e lidhur me motivimin.

"Metodat tradicionale të stimulimit të këtyre pjesëve të trurit nuk mund ta izolojnë këtë pjesë të trurit, por teknologjia e fundit në Institutin tonë mund t'i bëjë të mundura zbulime të tilla," thotë Turner.

Si profesor i departamentit të Psikiatrisë në Universitetin e Uashingtonit, Dr. Turner merret me trajtimin e depresionit dhe shpreson që ky studim të bëjë një diferencë të madhe në jetën e pacientëve në të ardhmen.

"Të punuarit në shëndetin e mendjes mund të jetë frustruese. Nuk kemi bërë shumë progrese në zhvillimin e trajtimit. Shpresoj që sa më shumë të mësojmë rreth funksionimit të trurit, aq më shumë do të ndihmojmë njerëzit në të gjitha sëmundjet që lidhen me trurin.
Previous Post Next Post