Vende të BE-së lobojnë pro Maqedonisë


kathimerini_991961864

Belgjika dhe disa vende të BE-së shqyrtojnë mundësinë që Shkupit t’i jepet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, pa zgjidhjen paraprake të emrit.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, këtë sot e shkruan gazeta proqeveritare greke “Kathimerini”, duke e komentuar se bëhet fjalë për “porosi alarmante nga partnerët” për Maqedoninë.

Sipas “Kathimerinit”, kjo është një situatë e paparë për marrëdhëniet institucionale evropiane dhe “shkakton nisma dhe mendime lidhur me qorrsokakun mes Komisionit dhe Këshillit. “Katimerini” shkruan se në takimin në Ambasadën greke, belgët gjoja ua kanë transmetuar bashkëbiseduesve grekë se “nuk kanë iluzione për atë që me të vërtetë po ndodh në Shkup” dhe se e “kanë parë moskompromisin”.


Në thelb, nisma e belgëve nuk është aspak më ndryshe nga propozimet në dy vitet e fundit të komisarit të atëhershëm evropian për zgjerim Fyle i cili dëshiron që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim, ndërsa bisedimet për emrin paralelisht të zhvillohen në KB, dhe madje dhe pohonte se ashtu shumë shpejt do të gjindet zgjidhje, komenton “Katimerini” dhe shton se “krahas austriakëve, megjithatë, propozimi nuk kishte mbështetës të tjerë”./nacional/.
Previous Post Next Post