Loading...

Vajzat frenojnë ambiciet e tyre në një klimë seksiste

Vajzat frenojnë ambiciet e tyre në një klimë seksiste
Një vajzë 12 vjeçare, duke ecur nga shkolla për në shtëpi. Dhe nga ana tjetër e rrugës, një burrë, i cili i thoshte: "Hej, zemër! Sa, për një orë?"

Kjo ndodhi vite më parë, por Natalie Petrellis tani është studente 19 vjeçare, dhe akoma mban mend me saktësi fjalët e tij. "Nuk e kuptoja me të vërtetë kuptimin e atyre fjalëve, por akoma dhe kësaj dite më duken kërcënuese," thotë ajo.

Qysh atëherë ajo është mësuar me kërcënime edhe më të mëdha në rrugë. Por me të njëjtin shkurajim ajo ka vëzhguar qëndrime shoviniste edhe ndaj femrave të tjera, si kundërpërgjigje e të cilave modelojnë ambiciet e tyre.

Femrat e reja po shohin drejt lidershipit dhe politikës për shkak të një perceptimi shkatërrues të rritjes së seksizmit në Australi, sipas një studimi të një organizate për të drejtat e fëmijëve (Plan International Australia).

Vetëm 1 % e vajzave ëndërrojnë të bëhen politikane, rreth gjysma e tyre thonë që seksizmi ndikon në karierën e tyre dhe më shumë se 75 % kanë qenë subjekt komentesh seksizmi.

Anketimi i 1000 vajzave të reja gjeti që qëndrimet seksiste po rriten në Australi, dhe se seksizmi ndikon në vendimet e rëndësishme për karierëne tyre.

Ato kishin modele të pakta të  modeleve gjatë fëmijërisë së tyre, por më popullorja ishte ish-kryeministra Julia Giliard.

"Ne e mundësuam këtë studim për të zbuluar se çfarë ndjejnë rreth seksizmit vajzat e reja, dhe çfarë ndjejnë për veten e tyre në këto kushte; në fakt u shokuam nga rezultatet," thotë Ian Wishart, shef ekzekutiv i Plan International Australian.

Ishte e habitshme të zbulosh që vajzat e reja po u përshtasnin me një nivel kronin të qëndrimeve seksiste, thotë Wishart.

Studimi gjeti që të vetmet punë që vajzat e reja ëndërronin të bënin kur të rriteshin ishin shtëpijake ose sportiste.

Ambasadorja e Australisë e vajzave dhe grave dhe ish lidere e Partisë Demokrate, Natasha Stott Despoja, tha se është me të vërtetë e çuditshme se si akoma edhe në shoqërinë e sotme vajzat janë subjekt i seksizmit.

"Kanë kaluar të paktën 20 vjet që kur kam hyrë në parlament dhe e kujtoj shumë mirë kur isha subjekt i seksizmit: "Shpresoja që do kishim bërë progres më të madh," tha ajo./The Age Nation/

Ky studim është shumë i rëndësishëm të merret parasyshë edhe nga autorët dhe insitucionet shqiptare që merren me këtë temë, pasi është e qartë që seksizmi në Shqipëri është në ekstrem, po të kemi parasyshë minimalisht skandalet seksuale.
Vajzat frenojnë ambiciet e tyre në një klimë seksiste Vajzat frenojnë ambiciet e tyre në një klimë seksiste Reviewed by Marion Mardodaj on 10/01/2014 12:42:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.