UEFA: 5 Akuza për Shqipërinë dhe 2 për Serbinë

UEFA: 5 Akuza për Shqipërinë dhe 2 për Serbinë
UEFA njofton se ka nisur procedurat disiplinore kundër Serbisë dhe Shqipërisë për ndeshjen e së martës të luajtur në Beograd. Për Serbinë, UEF ka nisur poroces disiplinor për fishekzjarret e hedhur në stadium, shkeljen e rregullores, çregullime në publiK, pushtimi i fushës nga tifozët  dhe për organizim të pamjaftueshëm. Për Shqipërinë procedurat disiplinore janë hapur për refuzimin për të luajtur (neni 27 /1) dhe shfaqjen e një baneri të lidhur (art.16/2 DR” njofton UEFA në faqen e saj. Për Serbinë janë hapur procedura disiplinore kundër FSF-së, për fillimin /nisjen bomba tymi dhe fishekzjare (neni 16/2 / b dhe c ) të Rregullores Disiplinore të UEFA-së. Çrregullim publik (neni 27/2), pushtimi i fushës nga tifozët (Art. 16/2), organizimi I pamjatfueshëm (neni 16/1) dhe përdorimi i lazerëve (neni 16/2”, thuhet në sajtin zyrtar të UEFA-së. UEFA njofton se rasti do të shqyrtohet nga Autoriteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, më 23 tetor. Këta në asnjë rast nuk kanë përmendur thirrjet për vrasje të shqiptarëve dhe sulmin fizik të futbollistëve të kombëtares shqiptare në fushë dhe gjatë futjes në dhomat e veshjes.

Previous Post Next Post