Loading...

Tymosja e kanabisit dhe marijuanës nuk e zhvillon kreativitetin, thekson studimi

Tymosja e kanabisit dhe marijuanës nuk e zhvillon kreativitetin, thekson studimi
 Disa njerëz besojnë që tymosja ndikon në rritjen e nivelit të kreativitetit. Por një studim i ri i Universitetit Leiden në Holandë konkludon që kjo nuk është e vërtetë; tymosja e kanabis madje mund të venisë kreativitetin.

Skuadra që ndërmori studimin, përfshirë edhe Lorenza Colzato e departamentit të Psikologjisë Konjitive në Universitetin Leiden, e publikoi këtë studim interesant në revistën shkencore Psychopharmacology.


Kanabisi apo marijuana është ndër drogërat më të përdorura në SHBA. Sipas një raporti të vitit 2012, rreth 7.3% e personave nga mosha 12 vjeç e sipër kishin përdorur kanabis muajt e fundit.

Studiuesit përfshinë në studim 59 përdorues të rregullt të kanabisit (52 meshkuj dhe 7 femra) dhe i ndanë në tre grupe. Një grupi iu dha kanabis të përbërë nga doza të ulëta të THC (5.5 mg e barabartë me një cigare kanabis), grupit tjetër iu dha kanabis me nivel të lartë të THC (22 mg e barabartë me një cigare kanabis), ndërsa grupit të tretë iu dha placebo.

Ekipi i studimit vuri re që asnjë nga përdoruesit nuk e kishte idenë çfarë u ishte dhënë.

Më pas përdoruesve iu kërkua që të kryenin një sërë detyrash konjitive që mundësuan matjen e dy formave të të menduarit kreativ: të menduarit divergjent (duke eksploruar sa më shumë zgjidhje të mundshme) dhe të menduarin konvergjent (duke gjetur përgjigjen e vetme të drejtë.

Studiuesit gjetën që niveli i lartë i THC ua dobësonte ndjeshëm të menduarit divergjent atyre pjesëmarrësve që kishin konsumuar kanabisin me nivel të lartë të THC-së, në krahasim me ata që kishin konsumuar kanabis me nivel të ulët të THC-së dhe placedo-s. "Kjo reflektohet në uljen e nivelit të rrjedhshmërisë, fleksibilitetit dhe përgjigjeve origjinale," tha Colzato.

Për më tepër, studiuesit gjetën që përdoruesit që tymosnin kanabis me nivel të ulët të THC-së, nuk performonin më mirë se ata që kishin konsumuar placedo.

Niveli i ulët dhe i lartë i dozave të kanabis nuk prodhoi efekt në të menduarin konvergjent tek përdoruesit./MNT/
Tymosja e kanabisit dhe marijuanës nuk e zhvillon kreativitetin, thekson studimi Tymosja e kanabisit dhe marijuanës nuk e zhvillon kreativitetin, thekson studimi Reviewed by Marion Mardodaj on 10/13/2014 07:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.