Loading...

Tymi i ngrirë që mund të pastrojë Botën


Thuajse i lehtë sa ajri, aerogelet janë një zgjidhje perfekte për shumë gjëra, që nga blindimi i dritareve dhe tek emetimi i karbonit.

Në vitin 1930, kimisti amerikan Samuel Kistler krijoi trupin e ngurtë më të lehtë në botë. Sekreti i tij ishte fshirja me kujdes e lëngjeve nga masa viskoze e silicës, duke lënë një skelet me vrima nanometrike. I përbërë 99% nga ajri, duket si një tym i ngrirë.

Aerogeli konsiderohej për dekada thjeshtë një kuriozitet: ishte ekstremisht i brishtë, duke limituar kështu përdorimin potencial të tij. Pas dekadave të fundit gjërat filluan të ndryshojnë. Kimistët e kanë forcuar aerogelin me fibra qelqi, dhe e kanë ngopur me zinxhirë të hollë polimeri. Kjo shpikje u bë nga një skuadër e NASA-s në Glenn Research Center në Kleveland, Ohajo. Pretendohet se është 500 herë më e fuqishme se goma.

Kjo shpikje e magjishme mund të përdoret në shumë fusha të veprimtarisë njerëzore, që nga pastrimi i ajrit përmes reksioneve të ndryshme, e deri tek izolimi apo termoizolimi i plotë i pajisjeve apo ambjenteve të ndryshme.

Gjithsesi, priten studime dhe eksperimente të reja për të përcaktuar me saktësi se në cilat fusha të veprimtarisë njerëzore mund të jetë e dobishme kjo shpikje, që mund të konsiderohet e shekullit.
Tymi i ngrirë që mund të pastrojë Botën Tymi i ngrirë që mund të pastrojë Botën Reviewed by Marion Mardodaj on 10/11/2014 06:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.