Loading...

Të droguarit shkaktojnë ndjenja negative më shumë se të sëmurët mendorë

Të dyja mund të kurohen, por njolla e të droguarve është përfolur më tepër të shihet si "dështim moral".
Njerëzit janë të prirur më shumë të kenë ndjenja negative ndaj personave që vuajnë nga droga se personave me probleme mendore, dhe për këtë arsye nuk i strehojnë, nuk i punësojnë dhe nuk u japin sigurime shoqërore.

Një raport i publikuar në revistën Psychiatric Service sugjeron që shoqëria të droguarit si një gjendje mjekësore, të ngjashme me diabetikët dhe sëmundjet e zemrës.

"Ndërsa drogimi dhe sëmundjet mendore janë të dyja kronike dhe të kurueshme, publiku amerikan ka shumë të ngjarë ta shohë të droguarit më shumë si një të dështuar moralisht se një gjendje mjekësore," thotë udhëheqësi i studimit Collen L. Barry, asistent profesor në Departamentin e Menaxhimit të Shëndetit Publik në Hopkins Bloomberg School of Public Health. "Vitet e fundit, është bërë më e pranueshme shoqërisht të folurit publikisht rreth personave me sëmundje mendore. Por me të droguarit, mbizotëron ndjenja që është një person i keq apo i dobët, kryesisht për shkak se përdorimi i shumicës së drogërave është ilegal".

Në muajt tetor-dhjetor 2013, Barry dhe kolegët e tij vëzhguan një 709 pjesëmarrësish rreth qëdrimeve të tyre ndaj të sëmurëve mendorë dhe të droguarve.

Ata, jo vetëm që zbuluan se pjesëmarrësit kishin konsiderueshëm më shumë ndjenja dhe opinione negative ndaj të droguarve se të sëmurëve mendorë, por zbuluan që edhe publiku kishte një kundërshti të madhe ndaj politikave që mund të ndihmojnë të droguarit për t'u rikuperuar.

Vetëm 22% e pjesëmarrësve thanë se do të donin të punonin me një person të droguar, ndërsa 62% thanë se preferonin të punonin me një person me sëmundje mendore. 64% thanë se punëdhënësit duhet të mos u japin punë të droguarve, përkundrejt 25% që thanë se nuk u duhej dhënë punë të sëmurëve mendorë.

Pjesëmarrësit në studim ranë dakord vetëm në një pyetje: Rreth 33% e tyre besonin që është i pamundur rikuperimi i të droguarve apo të sëmurëve mendorë.

Studiuesit thonë që historitë e të droguarve të portretizuara nga media më së shumti janë të droguar rrugësh me vështirësi ekonomike, dhe nuk kanë lidhje të droguarit që kanë rënë në këtë grackë pasi janë përballuar me dhimbje kronike.

Barry thotë që dikur ishte tabu për njerëzit të diskutonin për antidepresantët që merrnin. Diskutimi mbi këto tema mund të bëjë mrekulli në formësimin e opinionit publik, thotë ai.

"Sa më shumë turp të ketë shoqëria nga të droguarit, aq më pak të ngjarë ne si komunitet do kemi mundësi t'i ndihmojmë," thotë një tjetër autor i studimit, Beth McGinty. "Nëse mund ta edukosh publikun e t'u thuash që këto gjëndje janë të kurueshme, do të shohim politika dhe ndihmë më të mëdha për njerëzit e sëmurë mendorë dhe të droguarit"./mnt/.
Të droguarit shkaktojnë ndjenja negative më shumë se të sëmurët mendorë Të droguarit shkaktojnë ndjenja negative më shumë se të sëmurët mendorë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/07/2014 11:05:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.