Superskandali: kompanitë celulare vjedhin klientët duke bllokuar telefonatat me jashtë

Superskandali: kompanitë celulare vjedhin klientët duke bllokuar telefonatat me jashtë

Fundi muajit Shtator dhe fillimi i muajit Tetor ka shënuar një ndryshim të madh në produktet kryesore të konsumit për klientet me parapagesë, në paketat opsionale të komunikimit, me tre kompanitë, AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile, që kanë hequr nga ofertat thirrjet ndërkombëtare, sipas një vëzhgimi në treg.

Dy vitet e fundit klientet me parapagesë duke blerë e aktivizuar nje paketë të tillë kishin mundesine që minutat e përfshira te mund t’i përdornin drejt operatoreve kombetare e atyre ndërkombëtarë, në varësi të shteteve të përfshira nga operatori në këtë pakete. Paketa mujore kryesore në treg variojne nga 500 – 1,000 Leke, me TVSH, apo edhe deri në 1,600 Leke, me TVSH.

Por që prej 29 Shtatorit, në fillim Vodafone e më pas në mënyrë pothuajse të menjëhereshme edhe AMC e Albtelecom/Eagle Mobile, ndryshuan paketat e tyre për klientët me parapagese duke lënë në to vetëm minuta kombetare, mesazhe e internet, pa përfshirë thirrje ndërkombëtare. Kjo është një vjedhje që i bëhet klientëve që kishin shpenzuar paratë për të komunikuar me të afërmit e tyre jashtë Shqipërisë. Për klientët që dëshirojnë të komunikojnë me të aferm apo miq, partnerë apo kliente biznesi jashte vendit, duhet të aktivizojne edhe një tjetër paketë si shtesë e paketës së parë për ta përdorur për këtë qëllim, duke shpenzuar lekë të tjera.

Kjo paketë ka një kosto shtesë 300 Lekë, me TVSH, për klientët me parapagesë, duke shënuar një hap prapa në kohë.

Gjithsesi kjo nismë nuk është format uniform ne treg, pasi Plus vijon të ofrojë të pandryshuar paketat opsionale për klientët me parapagesë./Shqipëria Live/
Previous Post Next Post