Studimi, ngritja e peshave zhvillon kujtesën

Studimi, ngritja e peshave zhvillon kujtesën
 Ngritja e peshave nuk kryen vetëm funksionin e forcimit të muskujve, por zhillon edhe kujtesën. Këto ishin përfundimet e një studimi të ri të Georgia Institute of Technology, i cili zbuloi që të bërit për të paktën 20 minuta në ditë ushtrime duke ngritur peshë, mund të zhvilloi kujtesën afatgjatë me rreth 10 përqind.

Ky studim që u publikua në revistën Acta Psychologia, përfshiu një grup vullnetarësh të cilëve iu kërkua të ngrinin pesha një herë në ditë, pasi të kishin studiuar më parë disa foto, të cilëve iu dhanë për studimin.

Pas ushtrimeve, vullnetarët ishin të aftë të mbanin mend rreth 60 përqind të fotove, ndërsa një grup i ngjashëm vullnetarësh, të cilët nuk u ushtruan me ngritjen e peshave, mund të kujtonin më pak se 50 përqind të fotove.

"Studimi ynë tregon që njerëzit nuk duhet të angazhohen për shumë orë për të zhvilluar kujtesën e tyre," tha Lisa Weinberg, udhëheqëse e studimit.

Megjithëse ky studim u bë duke ngritur pesha, Weinberg thekson që aktivitetet me rezistencë, si ulja në gjunj apo ushtrimet me muskujt e barkut, mund të prodhojnë të njëjtat rezultate. Me fjalë të tjera, të njëjtat rezultate mund të arrihen me aerobi, biçikletë dhe me vrapime.
Previous Post Next Post