Skandali: Maqedonia shpall 16 politikanë shqiptarë si të padëshiruar

Skandali: Maqedonia shpall 16 politikanë shqiptarë si të padëshiruar
 Policia serbo-maqedonase ka ndaluar të kalojë kufirin e Qafë-Thanës drejt Strugës sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës KuqeZi av. Redi Ramaj. Policia serbo-maqedonase i ka dorëzuar urdhrin e ndalimit të hyrjes në Serbi dhe Maqedoni politikanit kuqezi me motivacionin se është i padëshiruar të udhëtoj në Serbi dhe Maqedoni për motive politike. Sipas Aleancës KuqeZi ndaj sekretarit të përgjithshëm nuk është përdorur dhunë por i është komunikuar fletë ndalimi NON GRATA pa fakte por vetëm për shkak aktivitetit politik.

Avokat Redi Rama ushtron aktivitetin e tij si jurist, por edhe si politikan i kësaj partie dhe nuk akuzohet për asnjë veprim të dhunshëm apo vepër penale. Shpallja i padëshiruar bëhet për shkak të aktiviteteve në mbrojte të drejta të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Policia serbo-maqedonase u justifikua me arsyetimin se ky është vendim i përkohshëm i shkaktuar nga situata politike mes Serbisë-Maqedonisë dhe Shqipërisë. Policia serbo-maqedonase komunikoj me drejtuesin e Aleancës KuqeZi, Redi Rama dhe i deklaruan se mbi 16 politikanë të tjerë nga Shqipëria nuk do lejohen të udhëtojnë në Serbi e Maqedoni.
Previous Post Next Post