Loading...

Si mund të krijohet një rrjet social që prodhon para


Si mund të krijohet një rrjet social që prodhon para
Të krijuarit e një rrjeti social të suksesshëm nuk është një punë e lehtë. Të bërit para nga kjo, është argumentueshëm edhe më e vështirë. Peter Ward e di këtë gjë më mirë nga të gjithë. Ward është bashkëthemelues dhe drejtor i WAYN (Ku je ti tani? ang.: Were Are You Now?), një rrjet social anglopolak për udhëtarët.

WAYN është një rrjet veteran në botën e rrjetit social. Qysh prej fillimit të nisjes së aktivitetit në vitin 2002, WAYN ka parë lartësimin e rrjeteve sociale si Facebook, Snapchat, Myspace dhe Friendster. Në atë kohë WAYN ka qenë i aftë të përballojë me sukses konkurencën, dhe sot e kësaj dite ka rreth 23 milion anëtarë.

Nuk ka qenë një punë e lehtë. Rrjetit i duhej të operonte me një buxhet tepër të vogël për një kohë të gjatë. Fillimisht WAYN ngriti rreth 15 000 dollarë amerikan fonde, thotë Ward. Financimi u bë pak më i lehtë qysh atëherë. Në vitin 2012, WAYN iu nënshtrua një tjetër periudhe të ngritjes së fondeve, duke ngritur rreth 5.5 milion dollarë - kontributin më të madh e dha Scottish Equity Partners.


Ward dhe bashkëpunëtorët e tij bënë një nisje të fuqishme në vitin 2005, çka i çoi ata drejt suksesit. Në atë kohë, rrjeti po vuante për të gjetur anëtarë të rinj me një mënyrë efektive në aspektin e konstos. "Shpresonim në sukses duke ngjitur fletushka nëpër rrugë," thotë Ward. Google dhe ad-words funksionoi por kosto e tyre ishte më e madhe për një anëtarë të ri, për të qenë të aftë për të fituar prej tyre.

Në atë kohë rrjeti kishte më pak se 50 000 anëtarë. Themeluesit e WAYN zbuluan që shumë përdorues e përdornin vazhdimisht rrjetin por pak prej tyre e merrnin mundimin të vendosnin në rrjet miqtë e tyre - duke rezultuar kështu në një mundësi të humbur për të rritur anëtarët.

WAYN krijoi një sistem ku përdoruesit mund t'i dërgonin ftesë automatikisht me anë të emailit miqve të tyre. Kjo çoi në rritjen masive të anëtarëve - me mbi një milion për vetëm 9 muaj.

Kjo rritje masive i siguroi WAYN-it mbijetesën. Problemi i radhës ishte komercializimi efektiv i rrjetit dhe përdoruesve të tij. "Rrjetet që kanë sukses janë ato që kanë një mendësi të qartë komercialiste," thotë Ward. "Fillestarët që mundohen të jenë njëkohësisht shoqërorë dhe të bëjnë para, nuk mbijetojnë."

WAYN kishte një ide për sukses komercial. Ndërsa përdoruesit u lidhnin dhe zbulonin vende të reja për të vizituar, WAYN filloi t'i kapitalizonte duke prodhuar shërbime si prenotimi direk përmes sitit ose nga të tretët. Por kjo nuk do të thotë se ishte një rrugë e drejtë.

"Në një aspekt, ne kishim një shërbim që u mundësonte udhëtarëve që t'u takonin me njëri-tjetrin. Kjo mbajti dritën tonë dhe na mundësoi që të vazhdonim. Në fak kjo nuk ishte gjëja e radhës që dëshironim," thotë Ward. Më pas rrjeti u kthye mbraapsht në objektivin e tij thelbësorë - duke i ndihmuar njerëzit të zbulojnë se ku duhet të shkojnë për pushime përmes bashkëveprimit të udhëtarëve në rrjetin social.

Hapi tjetër, marrja dhe kodifikimi i këtyre të dhënave, në mënyrë që të prodhojnë opsione më të mira dhe të personalizuara për përdoruesit. Kjo përfshin mbledhjen dhe hartografimin e të dhënave mbi atë se për çfarë është e mirë për një destinacion të veçantë, shton Ward.

"Jemi duke e bërë eksperiencën e përdoruesve më të fokusuar dhe të përshtatshme - dhe kjo do të thotë që do kemi rikthim më të madh nga eksperienca e përdoruesve," thotë ai. "Nëse mund të bëjmë që përdoruesit të zbulojnë më shumë apo të bëjnë një prenotim, kjo do të thotë që ne kemi bërë një punë të mirë, duke i dërguar ata aty ku duan të shkojnë".

Numri i rrjeteve sociale vazhdon të rritet. Nuk ekziston një mundësi për të parë se cila do jetë gjëja e madhe e radhës. Por duke u siguruar që një rrjet social ka një objektiv komercial, një fushë interesi dhe vendosmërinë për të pasur sukses me një buxhet të vogël, ka shumë të ngjarë që ky rrjet social të ketë suksese në të ardhmen./forbes/.
Si mund të krijohet një rrjet social që prodhon para Si mund të krijohet një rrjet social që prodhon para Reviewed by Marion Mardodaj on 10/05/2014 11:16:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.