Loading...

Shqipëri-Danimarkë, 27 000 kërkesa për biletë, kapaciteti vetëm 12 600 vende

Shqipëri-Danimarkë, 27 kërkesa për biletë, kapacitet vetëm 12 600 vende
Kishte vite që nuk kishte një interesim kaq të çmendur për bileta. Zyrtarë të institucionit të futbollit shqiptar, të cilët merren thuajse përherë me organizimin e ndeshjeve të Kombëtares, kanë treguar dje për “Panorama Sport” se për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, numri i kërkesave për bileta ka arritur në 27 mijë. Një shifër rekord, për më tepër që kapaciteti i stadiumit “Elbasan Arena” është vetëm 12.600. Afro 2 mijë bileta mësohet se nuk janë hedhur fare në treg, pasi kanë qenë të abonuara nga institucione të ndryshme dhe sponsorë të Kombëtares.

Nga ana tjetër, grupimi që mbështet përfaqësuesen në çdo takim “Tifozët Kuqezi” mësohet se ka marrë nga ana e FSHF-së 1350 bileta për ndeshjen e sotme.

Shqipëri-Danimarkë, 27 000 kërkesa për biletë, kapaciteti vetëm 12 600 vende Shqipëri-Danimarkë, 27 000 kërkesa për biletë, kapaciteti vetëm 12 600 vende Reviewed by Marion Mardodaj on 10/11/2014 12:58:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.