Loading...

Receta 5000 vjeçare e uthullës me hurdhër që kuron çdo sëmundje

Receta 5000 vjeçare e uthullës me hurdhër që kuron çdo sëmundje

Kjo recetë u zbulua nga komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, në vitin 1972. E përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, ekzistenca e saj daton 4000-5000 vjet para erës sonë.

Uthulla e hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ajo mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe ngushtimin e enëve të gjakut, nxit dhe rrit qarkullimin e gjakut në organizëm. Uthulla e hudhrës është antibakterologjike dhe përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ajo forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve.
Po ashtu, uthulla e hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit. Ajo këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti.

Efektet kuruese të hudhrës
Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë.
Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu, rezultate mjaft të mira hudhra ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve.
Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteresh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qetëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët. Mjekësia moderne ka njohur aftësinë që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje atë, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë arterie-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës.

Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi 
Merrni 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz. Pastaj e mbyllni mirë kapakun dhe e vulosni, pastaj e vendosni në frigorifer dhe e lini aty për 10 ditë pa e hapur. Pastaj në ditën e dhjetë e hapni dhe e filtroni uthullën, i largoni hudhrat ndërsa lëngun e hidhni përsëri në vazo dhe e mbyllni përsëri mirë, pastaj e vendosni në frigorifer dhe e lini për dy ditë. Në ditën e tretë është gati për përdorim.

Dobitë e uthullës së hudhrës
1. Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar sëmundjet: hipertensionin, infarktin në zemër, trashjen e fibrave të indeve, si për shembull arteriet, mëlçinë dhe zorrët me sekrecion të brendshëm në sistemin nervor qendror.
2. Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.
3. Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet me më shumë se 10 vite.
4 . Ndihmon në uljen e peshës së trupit/Nacional/.
Receta 5000 vjeçare e uthullës me hurdhër që kuron çdo sëmundje Receta 5000 vjeçare e uthullës me hurdhër që kuron çdo sëmundje Reviewed by Marion Mardodaj on 10/18/2014 11:13:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.