Loading...

Procedohen në gjendje të lirë 4 hajdutë të energjisë elektrike


Procedohen në gjendje të lirë 4 hajdutë të energjisë elektrike

Një ditë pas kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë ata që vjedhin energjinë, policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lire për  4 persona.

Sipas policisë së kryeqytetit Jetnor Q., Pëllumb K., Bashkim B., Jahir D merrnin energji elektrike në mënyrë abusive.

Shkeljet u konstatuan nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.


Sipas vlerësimeve të qeverisë vendi humb 150 milion euro nga vjedhja e energjisë.

Kryeministri Rama ka lënë 5 ditë kohë afat sidomos për bizneset e mëdha që vjedhin energjinë, ta paguajnë atë, ose në të kundërt do të përballen me ligjin.

Në një postim rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një foto, Rama shkruan "Heqje lirie për këdo që vjedh energjine elektrike".
Procedohen në gjendje të lirë 4 hajdutë të energjisë elektrike Procedohen në gjendje të lirë 4 hajdutë të energjisë elektrike Reviewed by Marion Mardodaj on 10/23/2014 12:20:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.