Policia ruse kryen operacione në Kaukazin Verior


Policia ruse kryen operacione në Kaukazin Verior

 Autoritetet ruse kanë thënë se policia në Dagestan, republikë e Kaukazit Verior, ka vrarë së paku tre militantë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Dagestan kanë thënë se militantët janë vrarë nën gërmadhat e një shtëpie, gjatë një operacioni të sigurisë në fshatin Vremeni.


Një zyrtar i policisë është plagosur gjatë operacionit, ndërsa nuk është raportuar për viktima civile.

Dagestani dhe republikat e tjera të Kaukazit Verior janë rrënuar nga dhuna e lidhur me ekstremizmin islamik dhe krimin e organizuar..
Previous Post Next Post