Loading...

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në fëmijëri lidhet me diabetin, sugjeron një studim i ri



Një studim i ri sugjeron që përdorimi i antibiotikëve në moshë të hershme mund të çojë në ndryshime të vazhdueshme të aparatit tretës, duke rritur kështu riskun e zhvillimit të diabetit dhe obezitetit.

Studimi, i udhëhequr nga Laura M. Cox (LYU Langone Medical Center - New York), thekson se antibiotikët mund të ndryshojnë ekujlibrin natyrorë të bakterieve të mira në sistemin e aparatit tretës në një mënyrë që bën individët më të prirur nda sëmundjeve.

Studimet e fundit të publikuara në Journal Cell, theksojnë që antibiotikët e përdorura që në vitet e para të fëmijërisë e rrisin me 40% tek fëmijët mundësinë e zhvillimit të asmës, raporton Medical News Today.

Autorët e studimit u dhanë minjve antibiotik në stadet e para të jetës, gjë që bëri të riprogramohet metabolizmi i tyre dhe bëri që të jenë të prirur të shtojnë peshë.

"Kjo tregoi që minjtë janë më vulnerabël metabolikisht nëse marrin antibiotik në stadet e para të jetës," thotë Cox.

Përveç shtimit në peshë, minjtë kishin gjithashtu nivele të larta të insulinës së varfër dhe ndryshime në gjenet që lidhen me rigjenerimin e mëlçisë dhe çhelmimin..
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në fëmijëri lidhet me diabetin, sugjeron një studim i ri Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në fëmijëri lidhet me diabetin, sugjeron një studim i ri Reviewed by Marion Mardodaj on 10/24/2014 01:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.