Pajisja me rreze ultraviolet që shkatërron virusin Ebola në vetëm 5 minuta

Pajisja me rreze ultraviolet që shkatërron virusin Ebola në vetëm 5 minuta
 Përse në mbarë botën njerëzit i zë paniku mbi përhapjen e Ebolës dhe shkencëtarët orvaten të prodhojnë vaksina, ekzistojnë mjete që mund ta vrasin virusin vdekjeprurës në vetëm 5 minuta, raporton revista amerikane Newsmax & Health. Pyetja është se përse këto mjete nuk përdoren në çdo spital?

Roboti Xenex Germ-Zapping, i shpikur nga grup doktorësh në Teksas, mund të vrasë virusin duke përdorur rrezet ultraviolet, të cilat e shkatërrojnë ADN-në e virusit në 5 minuta. Edhe një mjet tjetër që njihet si TRU-D SmartUVC, i dizenjuar nga një doktor britanik, përdor po të  njëjtën teknologji.

Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të rrezeve ultraviolet. Dy të parat - UV-A dhe UV-B - mbërrijnë në sipërfaqen e tokës. E treta - UV-C - ndalohet nga shtresa e ozonit, dhe organizmat nuk mund të mbrohen nga kjo e fundit. Kur UV-C mbërrin tek viruset apo bakteriet, shkatërron ADN-në e tyre, duke bërë kështu që virusi të mos riprodhohet më.

UV-C është përdorur për shumë vite me radhë për të dizifektuar, por teknologjia e vjetër mbështetej tek mërkuri. Vrasësi i bakterieve Xenex përdor gazin ksenon - i cili nuk lë mbetje helmuese - për të krijuar rrezet UV-C, e cila është 25 000 herë më e fuqishme se drita e Diellit.

Roboti Xenex që kushton rreth 100 000 dollarë aktualisht përdoret në 250 spitale të SHBA-së.

Një tjetër pajisje - TRU-D SmartUVC - përdor gjithashtu rrezet UV-C të kombinuara me teknologjinë Sensor360. Pajisja mund të transportohet në një dhomë mesatare, pasi matet sasia e UV-C së nevojshme bazuar mbi madhësinë e dhomës, lëshohet një dozë rrezeje vdekjeprurëse që zgjat nga 20 në 35 minuta.

Studimet me një sërë patogjenësh si Ebola, kanë treguar që TRU-D shkatërron 99.9% të patogjenëve të zakonshëm që shkaktojnë infeksione dhe probleme shëndetësore./Newsmax/.
Previous Post Next Post