Loading...

Mbi 30 000 firma kundër rritjes së çmimit të energjisë


Mbi 30 000 firma kundër rritjes së çmimit të energjisë

 Qytetarët në Kosovë vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin kundër vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Deri tani janë mbledhur mbi 30 mijë firma.

Mbledhja e firmave është organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve të Kosovës, unione dhe shoqëria civile, në një kohë që energjia elektrike u ngrit me 5.18%, çka ishte paraprirë nga një rritje prej 4.7 % vetëm tre muaj më parë.


Në fakt numri i saktë i firmave nuk është i ditur pasi firmat vazhdojnë të rriten. Peticioni deri tani është firmosur në 22 komuna të Kosovës.

Visar Azemi, kryetari i Konsorciumit të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, tha që "megjithëse peticioni është deklaruar si i përfunduar, dëshira e njerëzve kundër vendimit të ERE është shumë e madhe dhe s'mund ta ndalojë asnjë institucion".

Sipas përfaqësuesve të këtij peticioni, përveç rritjes së çmimit të energjisë, qytetarët po përballen edhe me ndërprerjen e saj./ibna/.
Mbi 30 000 firma kundër rritjes së çmimit të energjisë Mbi 30 000 firma kundër rritjes së çmimit të energjisë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/01/2014 04:20:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.