Loading...

"Kompetenca Lidershipi", një libër i domozdoshëm për çdo drejtues

kompetenca-lidershipi-marion-mardodaj.jpg

Lidershipi ka qenë në mënyrë të vazhdueshme në qendër të vëmendjes së akademikëve, studiuesve, organizatave dhe politikbërëzve, ndërsa dekadat e fundit kjo vëmendje ka
qenë më intensive në të gjithë globin. Globalizmi, rritja e hovshme e teknologjisë
dixhitale dhe informacionit, ndryshimi i natyrës në të bërit biznes, dhe ndryshimet 
e shpejta që po ndodhin në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, kanë ndikuar në
rritjen e vëmendjes ndaj lidershipit dekadat e fundit. Gjithnjë e më shumë njerëz në
mbarë botën po drejtohen në pozicione menaxhimi. Natyra e aftësive dhe kompetencave
të nevojshme deri dje për të pasur sukses në jetë dhe në punë, po ndryshon me një
intensitet të pazakontë. Një ndër grupet më të rëndësishme të aftësive dhe
kompetencave në një botë në ndryshim janë absolutisht ato të lidershipit. Janë liderët
ata që i kanë dhënë botës formën që aktualisht ka në të gjitha aspektet. Menaxhimi,
ose më saktë “Lidershipi”, është një nga tre disiplinat që “sundon” botën. Ndërsa 
dy disiplinat e tjera janë Jurisprudenca dhe Ekonomia ose sistemet ekonomike. 
Padyshim që këto të fundit janë modeluar dhe ndikuar përgjatë gjithë historisë së
njerëzimit nga e para.

Nevoja për zhvillimin e lidershipit në të gjithë globin në ndryshim dhe veçanërisht
Shqipërisë në zhvillim të shpejtë, është jashtëzakonisht e madhe, thuajse çdo
dimension i veprimtarisë njerëzore, qoftë publike apo private, ekonomike apo
kulturore, është e etur të zhvillojë kapacitetet e lidershipit. Të krijosh lider efektiv
në një shoqëri, në thelb, do të thotë të kultivosh vlerat më të larta qytetare, të rrisësh
kapitalin njerëzor, të zgjerosh gamëm e produkteve dhe shërbimeve, të rrisësh
mirëqënjen dhe të ulësh nivelin e papunësisë.

Libri “Kompetenca Lidershipi” vjen si risi. Një ndër risitë thelbësore të këtij teksti 
është mënyra e trajtimit të çështjeve, ku teoritë dhe çështjet e ndryshme shpesh të
vështira për t’u kuptuar nga studentët dhe lexuesi, paraqiten me një gjuhë të
thjeshtë dhe të kuptueshme e të gërshetuar me shembuj të gjallë.

Ky libër është i bazuar totalisht në literaturën më të fundit perëndimore të lidershipit, 
ka përmbajtje të gjerë, të organizuar në trembëdhjetë kapituj, çështje dhe nënçështje,
të integruara në mënyra të natyrshme midis tyre. Ky organizim është në funksionim
të realizimit të qëllimit kryesor të tij, për të sjellë për lexuesit vëllimin e duhur e 
bashkëkohorë të njohurive të lidershipit dhe synuar zhvillimi e aftësive të lidershipit.

E gjithë tematika që përbën objektin e këtij libri është e fokusuar në 
këndvështrimin e lidershipit, ku përfshihen çështje nga disiplina të ndryshme
duke përfshirë ato menaxheriale, sociologjike dhe psikologjike.

Komente

“Përgjegjësia e parë e një lideri është të pëcaktojë realitetin; e fundit, të thotë “faleminderit”.
Me pak fjalë, lideri është një shërbyes.”
Max DePree

“Është e vështirë të bësh gjëra të mëdha, por më e vështirë është të komandosh gjëra të mëdha.”Friedrich Nietzsche

“Një lider është një tregtar me shpresë. Napoleon Bonaparti
“Ai që nuk ka mësuar kurrë të bindet, nuk mund të jetë një komandant i mirë.”
Aristoteli

“Çdokush mund ta mbajë timonin kur deti është i qetë.”
Publilius Syrus

“Ai që ka fuqi të madhe, duhet ta përdorë butësisht.”
Seneka

“Asnjë njeri nuk është mjaftueshëm i aftë të udhëheqë një tjetër nëse nuk ka pëlqimin e tij.”
Abraham Linkoln

“Një lider i çon njerëzit aty ku duan të shkojnë. Një lider i madh i çon njerëzit aty ku ata jo domosdoshmërisht duan të shkojnë, por aty ku duhet të jenë.”
Rozalynn Carter

“Një njeri që dëshiron të udhëheqë një orkestër, duhet t’i kthejë shpinën publikut.”
Max Lucado

“Lidershipi dhe të mësuarit janë të pandashëm.”
John F. Kennedy

“Arti i lidershipit është të thuash “jo”. Jo të thuash “po”. Është shumë e lehtë të thuash “po”.
Tony Blair


Titulli: Kompetenca lidershipi

Autori: Marion Mardodaj

Viti: 2013

Fq. 156
Pesha: 0.415 kg
ISBN: 978-9928-107-99-2

Gjendet në libraritë kryesore në Tiranë.
"Kompetenca Lidershipi", një libër i domozdoshëm për çdo drejtues "Kompetenca Lidershipi", një libër i domozdoshëm për çdo drejtues Reviewed by Marion Mardodaj on 10/23/2014 08:41:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.