Loading...

Kore "Vritini shqiptarët që të mos ekzistojnë" edhe në Crvena Zvezda-Gallatasaraj

Kore "Vritini shqiptarët që të mos ekzistojnë" edhe në Crvena Zvezda-Gallatasaraj
Nuk ka të ndalur urrejtja serbe kundër shqiptarëve. Një ditë pas ndeshjes së kombëtares kuqezi në Beograd, e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar në fushë dhe jo vetëm, koret raciste janë përsëritur këtë herë jo në një ndeshje futbolli, por në një takim basketbolli.

 Rreth 16 mijë tifozë serbë kanë thirrur në kor shprehje antishqiptare në ndeshjen mes skuadrës serbe Crvena Zevezda dhe turqve të Gallatasarajit të mërkurën në Beograd.


 Pikërisht një ditë pas përballjes futbollistike ndaj Shqipërisë. Zvezda e fitoi takimin dhe tifozeria vendase, nga fillimi deri në fund ka ulëritur “Ubij, zakolji, da Šiptar ne postoji” (Vrit, prit, që shqiptari të mos ekzistojë) dhe “Ko ne skaçe, taj je Šiptar” (Kush s’kërcën, është shqiptar). Një mllef i pazakontë i serbëve ndaj shqiptarëve, sepse në pallatin e sportit të Beogradit nuk kishte vetëm mosha të reja, por edhe gra, fëmijë dhe burra që hidheshin përpjetë dhe fyenin shqiptarët deri në histerizëm. Skandali është publikuar edhe në disa media serbe.
Kore "Vritini shqiptarët që të mos ekzistojnë" edhe në Crvena Zvezda-Gallatasaraj Kore "Vritini shqiptarët që të mos ekzistojnë" edhe në Crvena Zvezda-Gallatasaraj Reviewed by Marion Mardodaj on 10/19/2014 12:34:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.